Lajmi i fundit

'Atdheu thërret, diaspora përgjigjet'/ Mijëra emigrantë mbërrijnë në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës

‘Vijat e kuqe janë shkelur’, Burimi: Bllokada politike në Kuvend, duhet ndërhyrje urgjente ndërkombëtare

18:56, 08/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Çështja e përballjes së pushtetit me drejtësinë e re ka tejkaluar tashmë nivelin gjyqësor dhe është shndërruar në një bllokadë të pastër politike, e cila kërkon reagime të forta politike nga ndërkombëtarët.

Kështu shprehet për emisionin Task Force në Syri Tv, analisti Genc Burimi, ku theksoi se SPAK ka bërë punën e tij pas mesazheve nga partnerët, por tashmë pengesa kryesore është Kuvendi i Shqipërisë.

Sipas Burimit, situata aktuale, ku Kuvendi po bllokon drejtësinë, siç shihet në rastin e kërkesës për arrestimin e ish-ministres Belinda Balluku, kërkon një ndërhyrje direkte nga Shtetet e Bashkuara dhe Brukseli.

“Nuk është më punë e drejtësisë sot. Sot jemi në një bllokim politik. Kjo situatë ka nevojë tani për reagime politike nga amerikanët dhe Brukseli. Duhet një mesazh i qartë politik drejtuar Kuvendit që po bllokon,” u shpreh ai. Në këtë kontekst, ku veprimet e qeverisë dyshohet se kanë prekur jo vetëm interesat kombëtare, por edhe “vijat e kuqe” ndërkombëtare, Burimi propozoi tre hapa konkretë për protestën qytetare, me qëllim përçimin e një mesazhi të fuqishëm.

Kuvendi, sipas Burimit, duhet të përmbushë detyrimin e tij në rastin “Balluku”, përndryshe po “ther drejtësinë dhe shqiptarët”.

Kemi arritur në një pikë sot, që është tejkaluar çështja e drejtësisë. Duhet të flitet qartë nga ndërkombëtarët. Tani jemi në një çështje politike. Domethënë drejtësia sot shqiptare, SPAK-u, i ka dëgjuar pikërisht mesazhet e ndërkombëtarëve dhe ka bërë punën e saj. Sot jemi në një bllokim politik. Po. Është kuvendi që bllokon. Pra, sot, kjo situatë sot, ka nevojë tani për reagime politike të ndërkombëtarëve, të amerikanëve dhe të Brukselit, ambasadorit. Një mesazh të qartë politik kuvendit që po bllokon. Nuk është më punë e drejtësisë sot. Sepse sot kjo drejtësi sot, duhet kuptuar pse u bë drejtësia, u bë gjithçka, po drejtësia që të respektohet ka nevojë për forcën e ligjit. Patjetër. Forca e ligjit është, ndodhet në duart e ekzekutivit.

Ky është pra dhe njëherë sot, është një ngërç që mund të zgjidhet me tre gjëra në këtë moment përmbytjesh. E para, ai viktimë, ai martir i babëzisë të bëhet martir, të bëhet një mishërim i kësaj proteste. Të shkojë klasa politike në varrimin e të ndjerit të përmbytjeve. Ishte ai ushtari, ajo plaka në Paris tek Harku i Triumfit. Po. Plaka e ushtarit të panjohur. Ai është viktima e panjohur, është viktima më e zezë e kësaj babëzie. Duhet një mishërim. Së dyti, duhet që ai bulevard, siç e bëri Rama në 2009-ën, ta kthejë sot dhe kjo pozitë në një agora, në një agora të shprehjes së dëshpërimit popullor. Jo në një natë, po të jetë një strukturë permanente në bulevard. Ta bëjnë, ku di unë, me dërrasë, ta bëjnë permanente. Që të vijnë çdonjëri aty të, të shprehet, të shprehet. Dhe së treti, kjo është, të shkohet tani dhe më qartë i kërkohet Evropës. Sot Evropa sot, që po hyn në luftë vlerash gjoja me këtë administratë amerikane, çfarë vlerash? Çfarë ke Evropë sot? Ai Gonnzato sot, kur Kuvendi thotë, bllokon, kur kuvendi sot të bllokon ty arrestimin e zonjës Balluku dhe ti po i çon dosjen e Ramës. Çfarë të bëjë ai? Ajo drejtësi?

Pra unë dua që kjo protestë të shkojë deri tek Brukseli, të shkojë deri tek dyert e ambasadës së BE-së në Tiranë. Të mos flasim kot për drejtësinë. Drejtësia po e bën punën e saj. Sot bllokon Kuvendi. A ngriti zërin zoti Gonnzato për Kuvendin? E dinë evropianët, që kur ka probleme politike, e çojnë mesazhin politik. Dhe ja çuan mesazhin politik, ja çuan Vuçiçit. Ja çuan Ramës politikisht sot. Ai Kuvend sot, këtë javë, javën tjetër, ta mbarojë punën e Ballukut. Përndryshe është therje e drejtësisë, është therje e shqiptarëve. Pra pres tre gjëra, martiri Ëhë. i kësaj babëzie, një strukturë permanente në bulevard, natë e ditë dhe së treti edhe njëherë, që sot i lihet presioni ndërkombëtarëve, të tejkalohet drejtësia, të shkohet tani me mesazhe të qarta politike që Shqipëria nuk plotëson më asnjë kriter sot për integrim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco