Lajmi i fundit

'Atdheu thërret, diaspora përgjigjet'/ Mijëra emigrantë mbërrijnë në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës

LIVE/ ‘DËSHMIA QË TRONDIT PUSHTETIN’ – Arben Ahmetaj rikthehet në INTERVISTË EKSKLUZIVE në Çim Peka

20:47, 08/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj rikthehet me intervistën e katërt EKSKLUZIVE në emisionin “Çim Peka Live”, që po transmetohet tani live në SYRI TV dhe në live stream dhe në kanalin youtube të Syri.Tv

Pas denoncimeve publike që fillimisht u cilësuan “akuza politike”, por që sot janë shndërruar në dosje penale ndaj bashkëpunëtorëve më të afërt të Edi Ramës dhe atij vetë – nga vjedhja e 50 milionë eurove në tunelin e Llogarasë, te aferat qindra milionëshe të AKSHI-t – Ahmetaj vjen me një tjetër dëshmi tronditëse mbrëmjen e sotme me gazetarin Çim Peka.

Në këtë intervistë ekskluzive, ish-numri dy i qeverisë hedh dritë mbi depozitat financiare të kryeministrit, duke sjellë fakte, emra dhe skema që nuk janë dëgjuar kurrë më parë nga publiku shqiptar.

Ahmetaj rrëfen se si shteti është shndërruar në një strukturë mafioze, si funksionon dirigjimi i sistemit të drejtësisë dhe mënyra se si kryeministri i vendit përdor pushtetin për të shmangur përgjegjësinë penale etj.

Ndiqeni live intervistën

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco