Lajmi i fundit

'Atdheu thërret, diaspora përgjigjet'/ Mijëra emigrantë mbërrijnë në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës

Berisha: Tryeza është e hapur! Të gjithë ata që e ndjenjë veten opozitarë, janë të mirëpritur

Berisha: Tryeza është e hapur! Të gjithë ata që e ndjenjë veten opozitarë, janë të mirëpritur

13:07, 08/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se tryeza e dialogut opozitar mbetet e hapur për të gjithë ata që e konsiderojnë veten pjesë të opozitës, duke theksuar se synimi i vetëm i kësaj nisme është ndërtimi i një fronti sa më të gjerë kundër qeverisë.

Në daljen për shtyp, ai u shpreh se nuk dëshiron të paragjykojë qëndrimet e aktorëve politikë pa u zhvilluar ende takimi, duke lënë të hapur mundësinë që qëndrimet të ndryshojnë. Sipas Berishës, ftesa është pa përjashtime dhe pa kushte, ndërsa komentet e bëra para tryezës nuk do të ndikojnë në këtë proces bashkërendimi opozitar.

BERISHA: A mund t’i paragjykoj unë ato, pa u mbledhur tryeza. Po ja që mundet të ndryshojnë mendim, dhe pastaj ç’ngelet nga fjala ime.

Prandaj dera është e hapur, tryeza është e hapur dhe të gjithë ata që e ndjenjë veten opozitar, janë të mirëpritur.

Kjo ka vetëm këtë qëllim, një front sa më të gjerë për përmbysjen e kësaj qeverie.

Prandaj dhe unë nuk bëj asnjë koment, për komentet që janë bërë ditët para tryezës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco