Lajmi i fundit

'Atdheu thërret, diaspora përgjigjet'/ Mijëra emigrantë mbërrijnë në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës

Ligji i barazisë gjinore/ Bakalli: Një rrezik i ri për familjen dhe shoqërinë shqiptare

09:58, 08/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nador Bakalli, përfaqësues i Diaspora për Shqipërinë e Lirë, shpreh kundërshtimin e tij të fortë ndaj ligjit të barazisë gjinore, duke e cilësuar atë si një eksperiment të dështuar që vendet perëndimore tashmë po e rikonsiderojnë. I ftuar në ‘Kafe Shqeto’, në Syri TV, duke u mbështetur në përvojën e vendeve liberale si Kanadaja, ai theksoi se pasojat e këtij modeli janë ndjerë në arsim, dokumente identifikimi, sport dhe në vetë strukturën sociale. Sipas Bakallit, Shqipëria po shkon kundër rrymës globale, duke miratuar një ligj agresiv dhe konfuz, që cenon parimet bazë ligjore, synon fëmijët dhe rrezikon të ardhmen e familjes shqiptare.

Nador Bakalli: E para sepse ky ligj ne e kemi provuar në kurriz njëherë. Pra, Kanadaja, duke qenë një nga vendet më liberale, ë, e ka prej vitesh këtë ligj. Edhe aty ka prodhuar një lloj, një lloj ndryshimi social që ne e kemi provuar në kurriz. Pra e kemi provuar te kurrikulat e fëmijëve, e kemi provuar tek gjendja civile, e kemi provuar tek pashaportat, tek dokumentet e identifikimit. Tek sportet, gjithandej, pra burrat që konkurojnë me gratë, domethënë, i shihni videot, ato videot...

Absolutisht që ka një moment. Edhe ky moment ka ardhur me ardhjen e Presidentit Trump. Pra, ajo vorbull, ajo valë që ai ka prodhuar, ka mundësuar që në shumë vende të botës kjo punë të rikonsiderohet. Vjen Shqipëria tash dhe shkon kundër rrymës. Si shumë gjëra të tjera shkon kundër rrymës. Pra ndërkohë që e gjithë bota po e rikonsideron thotë, ore ka një realitet biologjik aty. Pra kemi sy në ballë dhe i shohim çfarë janë, a janë burra, a janë gra. Këto, ne mbrapsht. Edhe mjekra s'na e mbulon dot edhe. Edhe mjekra s'na e mbulon dot. Kështu që, kështu që, domethënë vijmë këtu dhe vjen ky ligj. Jo vetëm kaq, po ligji është jashtëzakonisht agresiv ore. Në shumë... Po ja po të them unë ty për shembull.

Janë përpjekur ta zbusin dhe të krijojnë atë konfuzion, që është e gjithë filozofia e këtyre. Krijojnë sa më shumë konfuzion. Pra ligji, e para e punës bën një gjë që është krejtësisht kundër të gjitha parimeve ligjore. Domethënë unë s'jam jurist, po të gjithë e dimë që barra e provës i takon akuzuesit, apo jo? Në çdo ligj, është standart botëror. Ky ligj është e kundërta. Pra dal unë si Nador dhe them, që do ja them bile, edhe kam dëshirë të bëhem subjekt i ligjit, sot që kam ardhur këtu, barra i takon atij që flet, njeriut që thotë atë që beson. Kemi 30 deri në 50% e të kuotave mbi bazën e vetëdeklarimit gjinor. Ne e kemi parë sot dhe po shohim situata ku njerëzit, pra fëmijët, njerëzit vetëdeklarohen pemë, mace. Pra lloj lloj gjërash, pra do t'i fusim macet në parlament neve? Edhe pemët? Domethënë, kjo është ajo që duan të bëjmë, 30 deri në 50%. Me vetëdeklarim.

Kemi gjuhën gjithëpërfshirëse. Tashi do na mësojnë me fol ne këta? Pra kur unë shoh një gjë dhe e shoh me sytë e mi dhe them që kjo është grua ose ky është burrë, domethënë unë i bie të bëhem subjekt i ligjit domethënë. Sepse ai ofendohet apo ajo ofendohet edhe të tjerët ndryshojnë gjëra, sepse s'janë burra, janë pemë, janë mace e të tjerë. Pra ka probleme madhore. Do ketë probleme te kurrikulat e fëmijëve në shkollë. Pra targeti i tyre janë fëmijët domethënë. Po pa dyshim. Targeti fëmijët janë. Këto ligje target kanë fëmijët edhe, pra gjiri i familjes është arma më e fortë sot që kemi ne për të luftuar këtë ligj, përveç gjërave ligjore që jemi duke bërë ne. Pra ato si të thuash, kontaktet ndërkombëtare, për të qenë e për hir të vërtetës ne kemi marrë dhe një përgjigje nga ambasada amerikane për këtë punë, që nuk është e zakonshme. Pra, ca mund të thonë që është formale, mua s'më duket ashtu, sepse aty citohet specifikisht që është kjo kërkesë sepse ne i bëmë letër Trumpit. Kjo kërkesë është protokolluar edhe, ëh, faleminderit që ngritët shqetësimin për ligjin e barazisë gjinore. Pra s'ishte një auto-reply, një përgjigje formale. Kështu që ne kemi ndërmend ta vazhdojmë këtë betejë të dashur, domethënë për ta çuar deri në fund, sepse këtu rrezikohet e ardhmja e gjithë familjeve tona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco