Lajmi i fundit

'Atdheu thërret, diaspora përgjigjet'/ Mijëra emigrantë mbërrijnë në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës

Miku i Olsi Ramës - Urdhër-arresti nga Spanja për Amant Josfin, Gjokutaj: Duhet të kërkohet informacion edhe tek SPAK…

09:54, 08/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një hetim ndërkombëtar i udhëhequr nga prokuroria gjermane për një mashtrim masiv përmes “call center”-ave, me një dëm që arrin në qindra miliona euro, ka shtrirë rrënjët e tij thellë në Shqipëri, duke implikuar figura të njohura. Zhvillimi më i fundit, lëshimi i një urdhër-arresti nga Spanja për një prej personazheve kyç, Amant Josifi, ka shtuar një dimension të ri dhe kompleks në këtë aferë me përmasa evropiane.

Sipas avokatit të njohur Genc Gjokutaj që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv, në qendër të hetimit në Shqipëri janë emrat e Amant Josifit dhe Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit, të cilët dyshohet se kanë lidhje me këtë skemë mashtrimi. Sipas të dhënave, historia nuk është një hamendësim mediatik, por një çështje penale konkrete. Aktiviteti i paligjshëm i call center-it, i cili operonte nga Shqipëria, kishte në shënjestër kryesisht qytetarë nga vende gjermanishtfolëse si Gjermania, Austria dhe Zvicra.

Ndërkohë që në Gjermani procesi penal ka avancuar dhe ndodhet tashmë në fazën e gjykimit ndaj një personi të identifikuar si Mikhail B., i arrestuar në Bamberg, situata juridiksionale mbetet e paqartë, tha Gjokutaj në bisedë më moderatorin Flavio Qarri. Ai ngriti pyetje mbi kompetencën dhe rolin e shteteve të ndryshme të përfshira. Fakti që aktiviteti mashtrues është kryer nga territori shqiptar, logjikisht do të duhej t'i jepte kompetencë juridiksionale institucioneve shqiptare për të hetuar.

Megjithatë, ndërhyrja e papritur e Spanjës, e cila ka lëshuar një urdhër-kërkim për Amant Josifin, e ka komplikuar më tej tablonë. Ky veprim procedural, i konsideruar tejet i rëndësishëm, ngre pikëpyetje mbi arsyen e përfshirjes së autoriteteve spanjolle në një dosje të dominuar nga Gjermania dhe me aktivitet të kryer në Shqipëri. Një shpjegim i mundshëm është se urdhër-arresti është lëshuar në kuadër të një hetimi gjerman dhe është i vlefshëm në të gjithë hapësirën Schengen, çka do të thotë se çdo shtet anëtar mund ta ekzekutojë atë.

Në Shqipëri, mësohet se është depozituar një kallëzim penal për këtë çështje, por fati i tij mbetet i panjohur. Ka një thirrje në rritje që Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të kërkojë informacion nga pala gjermane dhe të hetojë në mënyrë aktive degëzimet shqiptare të kësaj afere, duke qenë se personi i arrestuar në Gjermani dyshohet se nuk ka vepruar i vetëm. Mjegulla rreth provave dhe fakteve konkrete që lidhin emrat e përfolur me këtë skandal vazhdon, duke lënë shumë pyetje pa përgjigje.

Flavio Qarri: Tani, ka, për ta thënë me sinqeritet, ka ca kohë që na vërtitet këtej rrotull, këtej pari, Prokuroria Gjermane, herë forca speciale, herë trupa të caktuara. Çfarë po ndodh me gjermanët dhe mbi të gjitha çfarë do të thotë një akt-akuzë e tillë, ku dihet që implikimet në aktorët lokalë janë shumë të mëdha?

Genc Gjokutaj: Shiko Flavio, unë e lexova këtë insertin tuaj që mbrëmë, që e ka nxjerrë Syri, edhe, këtu duhet të ndajmë dy gjëra. Duhet të ndajmë arsyetimin apo hamendësimin mediatik edhe duhet të ndajmë procesin penal, i cili ngrihet mbi këtë histori.

Sigurisht që kjo është një histori e vërtetë, nuk është një histori e stisur. E gjithë ajo që neve, duhet të shikojmë, është problemi i, i qasjes së dy subjekteve shqiptare, respektivisht Amant Josifit dhe Olsi Ramës, në këtë aferë. Sipas, fabulës së ngjarjes, tre janë shtetet më të prekura, është Gjermania, Austria dhe Zvicra, pra kryesisht në vendet gjermanishtfolëse.

Dhe procesi penal në Gjermani, sipas pikërisht këtyre të dhënave të mediave, është në fazën e gjykimit. Pra ende ne nuk kemi një, vendim gjyqësor, por unë di që në Shqipëri është bërë një kallëzim penal, në lidhje me këtë çështje, mirëpo nuk di më tutje se çfarë është bërë.

Fakti që, po ta marrim të mirëqenë  këtë, që Spanja e ka nxjerrë në kërkim Amant Josifin, kjo flet shumë. Kjo flet shumë sepse, marrëdhëniet juridiksionale midis shteteve dhe unë ke kuptoj se thotë Shqipëria, Gjermania dhe dhe Spanja. Është rënë dakord. Në fakt me kompetencën territoriale, qoftë edhe lëndore, nuk bihet dakord. Është ligji ai që përcakton cila është ngjarja, kush është shteti kompetent për ta hetuar dhe unë mendoj që nëse ky një call center i këtij Mikhail… është krijuar, që e thotë deri në 230 milionë euro dëm, është kryer aktiviteti në Shqipëri, atëherë unë mendoj që kompetent në lidhje me këtë çështje duhet të jetë Shqipëria.

 Fakti që është marrë në Bramberg të Gjermanisë, ata e kanë hetuar dhe e kanë çuar në gjyq, do të kenë, do të kenë pistën e tyre. Sigurisht, unë mendoj që kjo mjegullnajë, që ju duhet ta mirëkuptoni për shkak të informacionit që ne na mungon, flas në lidhje me provat, rrethanat, faktet që implikojnë ose jo Amant Josifin dhe Olsi Ramën, ne i kemi, i kemi në mungesë këto fakte. Dhe unë desha të, desha t'i bëj thirrje SPAK-ut, por edhe kallëzuesve, që e kanë bërë kallëzimin në këtë rast, që të, të rishfaqen te SPAK-u dhe të kërkojnë së paku një riinformacion, çfarë është bërë me këtë çështje, sepse sigurisht zoti Mikhail B, personi i akuzuar në Gjermani, i arrestuar, ky person që ka shkuar në gjyq, nuk ka vepruar i vetëm.

Dhe unë nuk e di nëse nëpërmjet SPAK-ut është bërë ndonjë letërporosi autoriteteve gjermane dhe pse, ëh, pse Spanja ka lëshuar urdhër-arresti për Amant Josifin. Sepse këtu konfondohen gjërat. Përderisa pranojmë se kemi të bëjmë me shtetin zvicerian, austriak dhe gjerman, nuk kuptojmë pistën e shtetit spanjoll i cili ka kryer një veprim procedural shumë të rëndësishëm, pra nxjerrjen në kërkim, dhe nxjerrjen në kërkim e vë prokurori. Unë nuk besoj se është kërkim policor, besoj që është një kërkim ose, të gjithë shtetet e Bashkimit Europian, kanë nxjerrë në kërkim këta persona për llogari të procedimit gjerman.

Flavio Qarri: Që do të thotë, Amant Josifin kush e kapi i pari?

Genc Gjokuataj: Shiko, praktika e Bashkimit Europian është e tillë Flavio, që nëse ai del në kërkim në Gjermani, ai del në të gjithë hapësirën Schengen. Dhe kush e kapi i pari e dorëzon tek kërkuesi, tek prokuroria e cila, ose gjykata e cila ka në dorë çështjen penale. Pra dhe bëhet...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco