Berisha lexon mesazhin që la në SPAK: Krimet e Altin Troplinit nuk do mbeten pa marrë ndëshkimin e merituar ligjor

10:17, 05/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lexoi mesazhin që la në ambientet e SPAK, ndërsa ka përsëritur akuzat ndaj Altin Dumanit, duke theksuar se krimet e tij nuk do të mbeten pa marrë ndëshkimin e merituar ligjor.

Deklarata u bë nga SPAK, ku Berisha nisi fjalën me urimin për Vitin e Ri 2026 dhe vijoi me një ton të ashpër kritik ndaj drejtësisë dhe figurave që ai i cilëson si kundërshtarë të pluralizmit politik.

BERISHA: Së pari njëherë të gjithë atyre që na ndjekin, u uroj gëzuar Vitin e Ri 2026.

Një vit me më të mirat për ata dhe më të dashurit e tyre.
Këtu në Skap lashë këtë shënim: Altin Troplinit, Pajës së Skapit (i mbeti atij, nuk ia vura unë, që kur e fali atë Elvis Doçin, ai mbeti Paja i Skapit) armikut të pluralizmit politik dhe avokatit të McGonigalit, me garanci se krimet e tij nuk do mbeten pa ndëshkimin e merituar ligjor. Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco