Lajmi i fundit

'Atdheu thërret, diaspora përgjigjet'/ Mijëra emigrantë mbërrijnë në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës

Mijëra qytetarë protestuan para kryeministrisë, kërkohet dorëheqja e Ramës pas skandalit ‘Balluku’ dhe ‘AKSHI’

Mijëra qytetarë protestuan para kryeministrisë, kërkohet dorëheqja e Ramës pas skandalit ‘Balluku’ dhe ‘AKSHI’

23:12, 22/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" është shndërruar sot në një arenë revolte dhe tensioni, ku mijëra qytetarë të thirrur nga opozita kanë protestuar me forcë kundër qeverisë. Protesta kundër korrupsionit pati edhe momente tensioni ku flakadanët dhe tymuesit mbuluan godinën qeveritare, si simbol i zemërimit popullor.

Shkaku kryesor i këtij shpërthimi masiv janë akuzat e rënda për abuzim me pushtetin dhe korrupsion në dosjen “Balluku” dhe “AKSHI”.

Image

Sipas të dhënave të denoncuara, Balluku së bashku me zyrtarë të tjerë, akuzohet se ka kanalizuar fonde kolosale shtetërore drejt kompanive private të paracaktuara. Këto skema korruptive në projektet e mëdha infrastrukturore po mbrohen nga Edi Rama i cili ka sfiduar drejtësinë duke mos dhënë leje që zëvendësja e tij të dalë para drejtësisë.

Sot nuk pati vetëm fjalime në podium. Protesta u karakterizua nga disa momente të forta tensioni

Image

Protestuesit hodhën dhjetëra flakadanë në drejtim të Kryeministrisë, duke treguar se revolta ka kaluar çdo limit durimi.

Protestuesit  kërkuan largimin e Edi Ramës, duke e bërë atë përgjegjës dhe autor në çdo afere korruptive dhe për mbrojtjen që i bën zyrtarëve të korruptuar.

Më poshtë protesta e parë përmes objektivit të fotografit Felix Bilani sjellë për syri.net:

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco