Mijëra qytetarë kanë mbushur bulevardin Bulevardin Dëshmorët e Kombit në protestën e madhe të opozitës kundër korrupsionit qeveritar. Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se populli opozitar do të largojë Edi Ramën nga pushteti dhe do të përcaktojë fundin e tij politik. Berisha tha se protestat dhe rezistenca e opozitës do të vijojë pa ndalim dhe paralajmëroi se kjo revoltë do ti shkojë Edi Ramës deri në Surrel. Lideri democrat akuzoi Edi Ramën se përmes bllokimit të arrestimit të Ballukut dhe pengimit të drejtësisë provon se është bashkëautor në vjedhjet e zëvendëses së tij të cilat përllogariten në 1.2 miliard euro. Berisha ftoi të gjitha partitë e opozitës në një front të gjërë kundër regjimit.
Syri TV
Mijëra qytetarë mbushën bulevardin kryesor të Tiranës në protestën e madhe kombëtare të Partisë Demokratike kundër korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës. Protestës së opozitës organizuar pasditen e së hënës, 22 dhjetor, përpara selisë së Kryeministrisë ju bashkuan edhe mijëra qytetarë të ardhur nga të gjitha rrethet e vendit.
Mes entuziamit të mijëra mbështetësve të opozitës, lideri i opozitës Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen në këmbë për të larguar Edi Ramën, për të cilin tha se nuk është më kryeministër por një kapobandë.
Në këmbë shqiptarë në misionin historik për të larguar Edi Ramën, për të shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar demokracinë, për të shpëtuar familjen shqiptare.
‘Edi Rama, hidhi sytë këtij bulevardi, nga sonte ti kurrë nuk do njihesh më në Shqipëri as në botë si kryeministër, por si kapobandë, si kapobandë, si kapobandë’, u shpreh Berisha.
Berisha tha se protestat e opozitës do të jënë pa ndalim deri në largimin e Edi Ramës nga pushteti dhe paralajmëroi se revolta popullore do ta ndjekë Kryeministrin edhe në Surrel.
Por u jap fjalën që ne do bëjmë atë, ja do vdesim, ja do rrojmë për liri.
Mjerë ai që provohet me ne.
Dhe dijeni mirë se kur ne kemi dalë me këtë zotim, kurrë nuk kemi humbur, kemi fituar, kemi fituar, do fitojmë.
Nuk mundet kurrë një grusht hajdutësh të na nëpërkëmbë ne.
Nuk mundet kurrë nje grusht hajdutësh, narkotrafikantësh të shkelmojnë mbi dinjitetin tonë, mbi të ardhmen tonë, të nxijnë Shqipërinë, të na përzënë nga Shqipëria.
Jo, kurrë.
Ta harrojnë!
Kemi dalë në shesh.
Mos e harro këtë Edi Rama.
Sheshi është i yni.
Kudo që të jesh, nuk të ndahemi.
Nuk të ndahemi këtu, po të jap fjalën se nuk të ndahemi as në Surrel.
Po, po u them unë.
Ai na ka shpallur luftë, ne i shpallim luftë.
Ai i ka shpallur luftë shqiptarëve, ne i shpallim luftë armikut të shqiptarëve.
Ke prekur votën ti mor bastard.
Gjatë fjalës së tij Berisha u ndal tek skandali i madh korruptiv që ka përfshirë numrin 2 të qeverisë Belinda Balluku. Ai akuzoi Edi Ramën se përmes bllokimit të arrestimit të Ballukut dhe pengimit të drejtësisë provon se është bashkëautor në vjedhjet e zëvendëses së tij të cilat përllogariten në 1.2 miliard.
"Një prokuror guximtar pezulloi nga detyra zëvendëskryeministren, njeriun më hajdut pas Edi Ramës në tërë historinë e kombit.
Një gjykatë turpi u ble, një gjykatë supreme e kombit i hoqi jashtë çdo rregulli, masën e pezullimit, e ktheu Lubinë në detyrë që të vjedhë ditë e natë.
E ktheu Lubinë në detyrë që të prishë çdo provë.
E ktheu Lubinë në detyrë që si bandite të kërcënojë çdo dëshmitar.
Edi Rama me këtë akt, me këtë vendim që i diktoi Gjykatës Kushtetuese, na tha shqiptarëve se unë u kam vjedhur dhe do u vjedh pa kufi, pandalshëm, sepse jam mbi ligjin, mbi Kushtetutën, mbi gjykatat. Kërkesës për arrestimin e zëvendëskryeministres, pasi u shtrua në afera që provojnë se ajo dhe Edi Rama së bashku kanë vjedhur dhe shpërdoruar dhe dëmtuar shqiptarët, vetëm me ato afera, 1.2 miliardë euro, Edi Rama përsëri mori pushtetin e parlamentit, bllokoi parlamentin, bllokoi heqjen e imunitetit, kreu grushtin e shtetit për të shpëtuar lëkurën e tij.
Po miq, Edi Rama nuk lejoi dhe nuk mund të lejonte kurrë të arrestohej Lubia sepse e dinte mirë se i dyti do jetë ai. Në fakt duhej të ishte i pari.
Edi Rama është autori i vjedhjeve të përmasave të paimagjinueshme nga ne." tha Berisha
Berisha tha se Edi Rama nuk mund të ikë përmes votës dhe se fundin e tij do ta përcaktojë guximi i popullit opozitar.
Edi Rama nuk do pranojë kurrë të heqë imunitete.
Edi Rama nuk do pranojë kurrë të shkarkojë Lubi Ballukun apo të japë dorëheqje.
Nuk duhet të gabohemi.
Jo, Edi Ramën do ta heqim ne.
Do ta heqim ne, populli opozitar.
Do ta heqim ne, populli opozitar.
Askush të mos ketë iluzion se Edi Rama ikën me votë.
Jo, kurrë.
Por sot nuk ka shqiptar që beson më se Edi Rama ikën me votë.
Mund të ketë tek tuk njerëz që besojnë se mund të ikën me drejtësi.
Naivitet.
Jo, kurrë.
Ai është i gatshëm ato 84 mandate t’i përdorë si bajoneta krimi kundër drejtësisë, kundër qytetarëve, kundër drejtësisë, kundër ligjeve. Atëherë vota jo, drejtësia jo, do jenë qytetarët, do jenë idealistët, do jenë guximtarët ata të cilët do hedhin në banesën e turpit të historisë.
Kryetari i Partisë Demokratike kishte një ftesë për të gjitha partitë e tjera të opozitës.
"Ftoj çdo opozitar, ftoj çdo guximtar të bashkohet në këtë betejë"
Një mesazh lideri i opozitës kishte edhe për intelektualët shqiptarë.
Iu bëj thirrje intelektualëve shqiptarë, hiqeni mantelin e konformizmit, intelektuali ka armik numër 1 konformizmin, është virusi më shkatërrimtar i tij.
Berisha u bëri një thirrje fermerëve të cilët po përballen me një mori problemesh qe pas ardhjes së Partisë Socialiste në pushtet.
Thirrje fermerëve të Shqipërisë, shikoni fqinjët tuaj se si u bllokuan rrugët për të drejtat e tyre, që i kanë 100 herë më të mëdha se në Shqipëri, bashkohuni se tokat tuaja po mbeten djerrë, se fëmijët tuaj po shkojnë të punojnë tokat nëpër botë, të shpëtojmë sa më shpejt nga ky regjim.
Pas përfundimit të fjalës së Berishës, një pjesë e protestuesve kanë qëndruar përpara kryeministrisë ndërsa Berisha në krye të shumë qytetarëve është zhvendosur përmes bulevardit deri para selisë së Parlamentit, ku dha një mesazh të qartë për vijimin e protestave pa ndalim deri në rrëzimin e Edi Ramës.
Më pas lideri i opozitës ka mbajtur një komunikim të shkurtër për gazetarët para selisë së Partisë Demokratike ku ka falenderuar mijëra qytetarët që ju bashkuan kësaj proteste.
© SYRI.net