Lajmi i fundit

'Atdheu thërret, diaspora përgjigjet'/ Mijëra emigrantë mbërrijnë në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës

SYRI TV/ Protesta e opozitës flet përmes pankartave, lum akuzash ndaj Ramës dhe qeverisë

22:42, 22/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta e opozitës u mbyll pas më shumë se dy orësh, ndërsa mesazhi politik, përtej fjalimeve, u përcoll gjithashtu edhe përmes pankartave të mbajtura nga protestuesit. Në qendër të vëmendjes ishin akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, të shprehura përmes simbolikës, ironisë dhe gjuhës së drejtpërdrejtë. Mbishkrimet në duart e qytetarëve sintetizuan qartë revoltën dhe pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë dhe kreyministrit Edi Rama.

SYR TV

Mes pankartave më të spikatura ishte ajo me mbishkrimin “FRIENDS”, ku portretizoheshin figurat e liderëve dhe përfaqësuesve ndërkombëtar të përfshirë në pazare të ndryshme me Edi Ramën, e shoqëruar edhe nga imazhe simbolike, përfshirë një tjetër pankartë ku kryeministri paraqitej i përqafuar me zv/kryeministren Belinda Balluku. Kjo e fundit është pikërisht figura më e përfolur, për shkak të aferave të fundit të zbuluara, dhe akuzave të ngritura nga SPAK.

Protestuesit e cilësuan qeverinë si “qeveri terroriste”, ndërsa ironia dhe metafora nuk munguan me pankarta si “Alibaba me 40 hajdutë”

Akuza për mungesë demokracie në vend dhe proceset zgjedhore të vjedhura u shprehën hapur përmes mesazheve në anglisht si “Albania – 404 error”, Democracy not found” dhe “Stolen election, stolen future”, duke nënvizuar pretendimet e opozitës dhe jo vetëm, për manipulimin e zgjedhjeve dhe mungesën e transparencës. Një tjetër pankartë e cilësonte kryeministrin si “i pangopuri i fundit i Europës”, ndërsa thirrjet nacionaliste u përqendruan te mesazhi “Atdheu nuk shitet”.

“Me popullin, jo me tradhtarët”, ishte një tjetër pankartë që përforcon narrativën e opozitës për një ndarje të thellë mes qeverisë dhe qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco