Analisti i njohur Andi Bushati thotë se dosja e AKSHI-t zbuloi jo vetëm vjedhjen e miliona eurove me tendera të paracaktuar por se në këtë vend ligjin e bën mafia. I ftuar në studion e ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Bushati tha se dosja provon se jetojmë në një shtet fashist dhe se Rama i kishte dhënë mandatin Ergys Agasit për të urdhëruar drejtuesit e lartë të shtetit.
Nuk është kriminel ordiner, një njeri që thërret dhe jep urdhra drejtoreshës së AKSHI-t, deputetëve, shefes së SHIK, shefes së Hipotekave. Nëse thërret të gjithë shtetin dhe shpërndan urdhra, ty dikush ta ka dhënë këtë mandat. Ergys Agasi sot dyshohet për veprime kriminale me mandatin që i ka dhënë Edi Rama prandaj janë të rëndësishme ato që ka në dosje.
Nga pikëpamja e fakteve dosja tregon jo që jemi shteti diktatorial, por shtet fashist. Sepse vjedhja e tenderave edhe si 5D, ok të marrin lekët për vete. Por të shkosh e të marrësh peng atë që të pengon në vjedhje. Kjo tejkalon vjedhjen. Pastaj kur bashkë me pengmarrësit, banda e Çopjave. Kur në këtë thes, përveç hajdutëve, janë dhe Komisioni i Prokurimeve Publike, hipotekat, dhe SHISH, në çfarë xhungle jetojmë. Ne nuk jemi vetëm të vjedhur por jetojmë një vend ku ligjin e bën mafian.
Ndërkohë videoja e publikuar që tregon qilarin ku ruhej vera me vlerë miliona euro e Ergys Agasit, e cila ruhej në vilën e tij në periferi të Tiranës, tregon se dhe Arben Ahmetajt ka thënë të vërtetën në dëshminë e tij nga ekzili, kur denoncoi lidhjet me trafikantët e drogës dhe korrupsionin e Ramës.
“ Nuk dha prova thoshin (Shenim: Bushati e ka fjalen per Ahmetaj) por prova që ishte e pabesueshme ishte ajo e shishes së verës 33 mijë euro. Të gjithë kanë thënë mirë që Rama vjedh me tunelin dihet, që vjedh me AKSHI-n e kemi dëgjuar. Ndërsa për verën ishte e pakuptimtë. Por kava e verave përforcon dhe tunelin dhe AKSHI-n. Asgjë nuk ka më të pabesueshme në të gjithë atë që mund të dëgjohen nga kjo bandë grabitësish. Nuk të çudit më asgjë”
Bushati vijon ti mëshojë tezës se PS duhet të shpallet e jashtëligjshme, organizatë kriminale.
Çim Peka: Bushat i qëndron tezës
Andi Bushati: “Unë jam I bindur. Duhet nisur një lëvizje që kjo forcë politike të dalë jashtë ligji. Se sot ka marrë formën e një bande kriminale që dalin përditë në mëngjes për të rrëmbyer shqiptarët, për të rrëmbyer jo vetëm paratë por dhe njerëzit, për të korruptuar policinë e të na vjedhë të dhënat. Për çfarë mund të vlejë në një system normal një parti që mban në këmbë këtë system mafioz.
© SYRI.net