Lajmi i fundit

'Atdheu thërret, diaspora përgjigjet'/ Mijëra emigrantë mbërrijnë në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës

Vasili: Pritëm 13 vite, këto muaj të fundit na kanë mbetur vetëm protestat, deri në fitore

Vasili: Pritëm 13 vite, këto muaj të fundit na kanë mbetur vetëm protestat, deri në fitore

19:19, 22/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qytetarë të shumtë i janë bashkuar protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Mbështetës të PD kanë qenë të pranishëm. Teksa ka mbajtur fjalën e tij, i riu që i është bashkuar PD, Laert Vasili ngriti shqetësime të shumta me të cilën përballen bashkëmoshatarët e tij, por jo vetëm. Ai theksoi se korrupsioni është shtrirë në instancat më të larta.

“Shqipëria, e fundit në indeksin e lirisë së medias. E para në indekset ndërkombëtare të korrupsionit. Ka pasur një ëndërr për një Shqipëri europiane, deri sa në krye të qeverisë erdhi rilindasi. Menduam se Veliaj ishte mostra e korrupsionit, por pas tij dolën një bandë me drejtorë…Pas Veliajt na del AKSHI dhe po të flasim për Ballukun….Ndoshta ne kemi qenë opozitë e dobët, por a i jep kjo të drejtë Ramës të vjedhë zgjedhjet? Ne jemi në anën e duhur të historisë”, tha ai

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco