Lajmi i fundit

'Atdheu thërret, diaspora përgjigjet'/ Mijëra emigrantë mbërrijnë në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës

VIDEO/ Çollaku: Rama po goditet në pikat e tij më të forta, ndërkombëtarët dhe drejtësia janë kthyer kundër tij

18:17, 22/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur për dosjet e korrupsionit që rëndojnë mbi kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se situata për kreun e qeverisë është më e rëndë se kurrë më parë.

Sipas Çollakut, po shemben gradualisht tre shtyllat kryesore mbi të cilat Rama ka mbështetur pushtetin e tij për vite me radhë: krimi i organizuar, mbështetja ndërkombëtare dhe kontrolli mbi drejtësinë.

‘Rama kishte sundim pa limit në tre pika të forta: krimin e organizuar të kontrolluar prej tij, mbështetjen ndërkombëtare pothuajse pa asnjë çarje dhe drejtësinë me ndikim mbi 90%. Sot këto pika po bien njëra pas tjetrës’, u shpreh Çollaku.

‘Unë shoh edhe një zhvillim të ri le të themi, që është pozitiv. Tre pikat e forta të Ramës që kishte sundim të pakufi, pa limit. Që ishin krimi i organizuar, i kontrolluar prej tij. Po. Pra mbështetja ndërkombëtare, pothuajse pa asnjë shteg të çarë.

Dhe drejtësia me një ndikim mbi 90%. Patjetër. Tani, ne jo më larg se para tre ditësh pamë që edhe Fox News, edhe CNN, pra dy mediat më të mëdhaja në planet, i kushtuan një vëmendje të dukshme ngjarjeve në Shqipëri.

Dhe të dyja në krahë të ndryshme të spektrit politik amerikan. Të dyja në krahë të ndryshme, por me qëndrim të njëjtë. Që ka shqetësim për atë që ndodh në Shqipëri. Me qëndrimin për Shqipërinë.

Ishte Reuters, ishte Breitbart, që dihet edhe pesha e botuesit të saj afër administratës së Trump. Kemi një zhvillim të ri në Bashkimin Europian, aty ku korrupsioni është sikur të jetë Rama në, pra, e qe, le të themi nisma Orban, që denoncoi korrupsionin 5 miliardë euro, projekte 35 miliardë euro. Të Pfizer filluan u shpërndanë ata si kokrrat e mollës e rrëshqitën. Pra edhe aty ka rënë rrufeja e korrupsionit.

Dhe ajo çfarë është e rëndësishme për Shqipërinë sidomos, pra Rama po goditet në pikat e forta dhe ka frikë gjithkush nga ndërkombëtarët t'i rrijë afër. Drejtësia, që është një nga pikat e forta që ai kishte këtë ndikim dhe tani unë jam tërësisht i bindur që nëse 90% të asaj drejtësie Rama kishte ndikim, sot 90, në 90% të asaj drejtësie Rama, që është aktualisht struktura e posaçme them, Rama nuk ka ndikim.

Ata janë kundër Ramës. Asnjëri prej tyre nuk mund t'i bëjë Rama presion dhe ta kontrollojë, sepse që nga shtatori në ato zyra janë pikërisht ata donatorë dhe mbështetës nga Uashingtoni të rezident aty dhe çdo veprim, çdo dosje, çdo konsultim në të mirë të ligjit dhe të shqiptarëve, është njëkohësisht nën mbështetjen e tyre, ashtu siç kanë theksuar le të themi edhe zyrtarë të lartë amerikanë që këtë luftë do ta bëjmë bashkë’, tha ndër të tjera në SYRI TV, gazetari Basir Çollaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco