Qytetarët e parë kanë mbërritur sot në selinë e Partisë Demokratike dhe në sheshin ku do të zhvillohet protesta ndërkombëtare e thirrur nga opozita. Një nga qytetarët pjesëmarrës në këtë protestë, në një mënyrë simbolike, kishte shkruar mbi veshjen e tij shprehjen: “Shpresa ka vdekur, po iki!”
Për SYRI TV, qytetari shprehet se ka ardhur nga Lezha për t’u bërë pjesë e protestës, duke theksuar se me qytetarët duhet të kuptojnë se ka ardhur koha të lëvizin dhe të kërkojnë ndryshime të mëdha në vend.
“Kam ardhur nga Lezha për ti treguar këtij vendi se kjo qeverisje prej 12 vitesh nuk është e pranueshme. Imagjinoni, rren njerëzit me lëmoshë, pra shpërblimi për fundvit është lemoshë. Unë kam dalë që këtë korrupsion ta eliminojmë dhe të krijojmë një qeveri teknike. Ky është kërkesa ime dhe e këtij populli”- shprehet qytetari.
Protesta e sotme, e cila po merr një mbështetje të gjerë, synon të denoncojë abuzimet e pushtetit dhe dorëhejqen e Ramës. Kjo është një nga protestat më të mëdha që opozita ka organizuar, e cila ka mobilizuar qytetarët të bashkohen për një qëllim të përbashkët: largimin e një qeverie që ata e konsiderojnë të korruptuar dhe të inkriminuar.
© SYRI.net