Gazetari Bledian Koka, i ftuar sot në emisionin “Task Force” në Syri TV, pak minuta para nisjes së protestës kombëtare të opozitës, deklaroi se ky është momenti i duhur për të dalë në protestë, një zhvillim që sipas tij e kishte parashikuar prej muajsh.
Koka kujtoi se që në shtator kishte shprehur bindjen se ende nuk kishte ardhur koha për protesta, por theksoi se opozita e di shumë mirë se kur vjen momenti i duhur. “Mendoj që është fiks ky moment,” u shpreh ai, duke shtuar se analiza e tij lidhej me sjelljen provokuese të kryeministrit Rama ndaj opozitës.
Sipas Kokës, mazhoranca e ka provokuar opozitën në mënyra të vazhdueshme dhe të rënda, duke miratuar buxhetin për pak minuta, duke votuar qeverinë në kohë rekord, duke mos i dhënë fjalën opozitës dhe duke përjashtuar deputetë.
Ai theksoi se kjo sjellje ishte e pakuptimtë për një mazhorancë që sapo kishte dalë nga zgjedhjet me 86–87 mandate.
Sipas gazetarit, zhvillimet e fundit tregojnë se kryeministri Rama ndodhet në një hall të madh, një problem që “i ka ardhur te dera” dhe që është ndryshe nga krizat e mëparshme. Koka e dalloi këtë situatë nga rasti i Erion Veliajt, të cilin e cilësoi si “një shpërthim të komanduar” për të neutralizuar një rrezik të brendshëm ndaj pushtetit të Ramës.
Koka:
Nga ajo që të kam thënë të shtator, që për mua nuk është momenti për të protestuar, dhe që mendoj që opozita e di fare mirë se kur vjen momenti për të protestuar, mendoj që është fiks ky. Kam parashikuar këtë lloj momenti sepse realisht atëherë kemi bërë analizën që çfarë bënte zoti Rama?
E provokonte opozitën në në të gjitha mënyrat. Pra e provokonte duke duke miratuar buxhetin për tre minuta, duke miratuar qeverinë për katër minuta, duke mos i dhënë fjalën, duke i përjashtuar e të tjerë e të tjerë, që ishin provokime të rënda dhe shumë shtronin pyetjen, ore, ka vdekur opozita? Pra s'ka nerv opozita dhe unë kam qenë këtu në këtë studio, kam thënë që prit, se unë shoh që zoti Rama është në një siklet të madh. Në një hall të madh thoja unë. Nuk dija ta shpjegoj se ku qëndronte.
Sepse duket që provokimi ishte shpërproporcional aq më tepër për një mazhorancë që sapo kishte dalë nga zgjedhjet dhe kishte marrë 83 mandate të vetat dhe tre të aleatit tjetër ,86 mandate, 87 mandate. E kupton? Dhe pyetja është po çfarë duhej të ishte prapë kaq e dhunshme?
Se për definicion, mazhoranca në atë pikë duhet të jetë më e tërhequr, më solidare, i jep diçka më shumë opozitës që të paktën fasada e regjimit të funksionojë dhe foshnjës që qan në këtë rast t'i jepet me pi. Fakti tregoi që, siç po shohim tani domethënë, me verën e me me me Belindën e me tjetrin e me tjetrin, halli qenka shumë i madh. Pra, halli është ai që i ka ardhur te dera. Pra është një hall ndryshe nga të tjerët, ndryshe nga Erion Veliaj që ishte një shpërthim i komanduar, e kam cilësuar shpesh dhe unë e besoj fort akoma atë. Ishte një shpërthim i komanduar për një rrezik që i vinte zotit Rama nga brenda me qëllimin për t'i marrë pushtetin.
Ky rrezik, megjithëse në të gjithë ekuacionet dhe analizat që kam bërë këto kohë, prapë Erion Veliaj më më del diku. Më del diku, por kjo mbetet, por kjo është shumë e imët si me thënë.
© SYRI.net