Lajmi i fundit

'Atdheu thërret, diaspora përgjigjet'/ Mijëra emigrantë mbërrijnë në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës

Opozita në shesh, kërkohet rrëzimi i Ramës! Protestuesit nisin të mbushin sheshin para kryeministrisë

17:41, 22/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Opozita ka thirrur protestë kombëtare sot në orën 18:00 para kryeministrisë. Tashmë protestuesit e parë janë vendosur para kryeministrisë. 

Ndërkohë gazetari i Syri Tv, Klajdi Bodlli zbulon detaje të organizimit të protestës.

 Një pjesë e protestuesve pritet të vijnë nga sheshi “Skënderbej' për tu bashkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ së bashku me drejtuesit politik të PD-së dhe drejtuesit e opozitës.

Ndërsa protestues të tjerë janë mbledhur në selinë PD ku pritet të dalin së bashku me drejtuesit politik.

Podiumi ku do mbajnë fjalimet qytetarët është ngritur para kryeministrisë. Ndërkohë në selinë PD ka mbërritur Sali Berisha.

Motoja e kësaj proteste është largimi i Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco