Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

SPAK kërkoi leje për arrestimin e Balluku, Rama i shpalli ‘luftë’: Të premten mblidhet këshilli mandateve

SPAK kërkoi leje për arrestimin e Balluku, Rama i shpalli ‘luftë’: Të premten mblidhet këshilli mandateve

17:27, 16/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama i ka shpallur luftë SPAK-ut pas kërkesës për t’i dhënë leje për masë arresti ndaj zëvendëses së tij, Belinda Balluku, ndaj të cilës rëndojnë akuzat për shkelje e barazisë në tendera.

SPAK ka paraqitur sot kërkesën për heqjen e mandatit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e dërguar çështjen për shqyrtim në Kuvend.

Ndërkohë, Këshilli i Mandateve pritet të mblidhet ditën e premte për të shqyrtuar kërkesën dhe për të hartuar raportin përkatës, i cili më pas do t’i kalojë seancës plenare për vendimmarrje.

Image

Kërkesa e SPAK:

Prokuroria e Posaçme dërgoi sot në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për të lejuar arrestimin e zv. kryeministres Belinda Balluku, nën akuzë për manipulimin e një sërë tenderash të Unazës së re me vlerë dhjetëra miliona euro.

Image

Kërkesa e SPAK vjen si përshkallëzim i vendimit të mëparshëm për pezullimin nga detyra të Ballukut, i cili u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese pas një përballje me kryeministrin Edi Rama.

Përveç dy hetimeve të mëparshme për tunelin e Llogarasë dhe një lot të Unazës së Madhe, SPAK njoftoi të martën se Balluku ka marrë cilësinë e personit në hetim për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesmarrësve në tendera edhe për shtatë procedura të tjera prokurimi lidhur me ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës.

Tenderat e rinj janë: “Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”; “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”; “Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”; “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”; “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”; “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”; “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”. Të gjithë këta tendera u zhvilluan në të njëjtën kohë në shtator 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco