Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi daljen publike të Edi Ramës, lidhur me protestat masive që kanë shpërthyer jo vetëm në Shqipëri por edhe në diasporë.
I pyetur nga një qytetar në rrjetet sociale, Berisha tha se Rama është autori i kësaj krize të thellë, ku ndërsa fajësoi agjenturat, tanimë akuzon internetin dhe blogerët.
Sipas Berishës, i Rama është në çdo aspekt një armik i egër i qenies së shqiptarëve, i votës së lirë.
Bashkëbisedimi:
Sahit Muja: Doktor, agjencitë më të fuqishme të botës po godasin narkomafian e lidhur ngushtë me qeverinë. A mund të krijojmë një qeveri teknike që siguron klimë për zgjedhje të lira, pasi dihet botërisht, narko-qeveria blen votat me paratë e krimit?
Sali Berisha: Pyetje shumë e drejtë, të përshëndet nga zemra ty dhe të falënderoj për pyetjen. Jashtëzakonisht e drejtë është pyetja jote dhe shqetësimi që ngreni.
Pikërisht këto ditë, bosët e karteleve të drogës po nxjerrin dhëmbët dhe po lëvizin me kërcënime më të mëdha ndaj kundërshtarëve të qeverisë.
Por përsëri, unë besoj se rruga më e drejtë, paqësore, është krijimi i një qeverie kujdestare, e cila do të përgatisë të gjitha kushtet për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.
Edi Rama është në çdo aspekt një armik i egër i qenies së shqiptarëve, i votës së lirë.
Sahit, se ju jeni një investitor dhe i njihni mirë klimën dhe ligjet e vendit, një gjë duhet të them, që dosja e Zvërnecit, gjithçka po zhvillohet sot rreth atij problemi, është për shkak të hileve dhe mungesës së plotë të transparencës të Edi Ramës në atë dosje.
Në mënyrë absolute për shkak të mashtrimeve, të dezinformimit, të keqinformimeve, të qëndrimeve antiligjore të Edi Ramës dhe ajo solli këtë situatë.
A mund të imagjinosh një komunitet qindra vjeçar në atë zonë, që hap sytë në mëngjes dhe sheh rrethimin me tela me gjemba pa folur asnjë njëri me ta?
Dhe kur u vendosën tela, gazetarë të njohur e informuan Edi Ramën, ja ç’po ndodh, por nuk u ndje fare.
Pra, nuk është se ne jemi kundër investimeve të huaja, absolutisht jo.
Por çdo investim, çdo proces duhet të bazohet në ligj. Në ligjin shqiptar dhe ligjin ndërkombëtar.
Ligji ndërkombëtar e detyron Shqipërinë të informojë dhe të diskutojë me komunitetin.
Ka një konventë për këtë, Konventa Aarhus.
Është direktiva e BE për habitatet.
Edi Rama i ka shkelur të gjitha dhe është autori i kësaj krize të thellë që kërkon ta paraqesë njëherë si pjellë e shërbimeve iraniane, greke, ruse, etj.
Pasi dështoi me këto, tani e ka fajin internetin, blogerët, etj.
Dhe nuk pranon asnjë përgjegjësi, është vetë autori, edhe në dosjen konkrete është absolutisht autori kryesor i saj.
© SYRI.net