Berisha: Duhet krijuar një qeveri teknike jopartiake për të përgatitur zgjedhjet e reja

12:59, 20/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për liderin demokrat, Sali Berisha është e udhës qe vendi të ketë një qeveri teknike jopartiake, me qëllimin e vetëm, përgatitjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

I pyetur nga një qytetar në rrjetet sociale se cilat do të ishin kërkesat e sakta ndaj qeverisë në këto momente nga ana e protestës, Berisha tha se një qeveri teknike jopartiake, do të ishte shërbimi më i madh që do i bënin kombit dhe Shqipërisë

Bashkëbisedimi:

Fatmir Selmanaj: Doktor, kush do ishin kërkesat e sakta ndaj qeverisë në këto momente nga ana e protestës?

Sali Berisha: Mendoj se kërkesa e saj është më e drejta e të gjithë të të drejtave, dorëheqje e menjëhershme.

Dorëheqje e menjëhershme, krijimi i një qeverie teknike jopartiake.

Pse jopartiake?

Nuk ka asgjë, një qeveri teknike mund të jetë jopartiake edhe sikur të mos ishte protesta, por sot kemi një protestë jopartiake.

Prandaj dhe krijimi i një qeverie jopartiake  me misionin e përgatitjes së zgjedhjeve të reja.

Mendoj se ky do ishte shërbimi më i madh që do i bënin kombit dhe Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco