Berisha: Rama i tmerruar dhe në panik të pafundmë, është në ditët e fundit të regjimit të tij

12:56, 20/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për kryetarin e PD, Sali Berisha, regjimi i Edi Ramës është në ditët e fundit të tij, ndërsa shtoi s kryeministri është në një panik të pafundmë, teksa vendi dhe diaspora ka shpërthyer në protesta masive kundër qeverisë së tij.

Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se Rama si një skllav i Ballukut, mendon se si të vjedhë paratë e taksapaguesve shqiptarë.

‘Natyrisht ai mendon se duke folur tërkuzë gjatë, do mund të bindë, në fakt po bën të kundërtën, po bind edhe të vetët se ai është i mbaruar’, u shpreh lideri i opozitës.

Bashkëbisedimi:

Bulent Tupi: Doktor, ka një orë që flet ai i gjati, është skuqur dhe sfazuar. Ju përveçse politikan, jeni edhe mjek, psikologjikisht nuk është mirë ky njeriu, se i korruptuar dhe hajdut e dimë që është...

Sali Berisha: Tani, e vërteta është se ai është i tmerruar dhe në një panik të pafund, i thonë është në desarrua, quhet sindroma e çrregullimit të rëndë psikik dhe psikologjik.

Nuk di se çfarë bën, bën gjeste fizike të pakontrolluara, por nuk ka kontroll edhe në ato që thotë.

Por e rëndësishme është që ai është në ditët e fundit të regjimit të tij dhe do bëhet përgjegjës për vjedhjet më të mëdha që u ka bërë kush shqiptarëve në histori.

Janë 12 miliardë euro të firmosura dhe të kaluara vetëm nga Thesari i Shtetit.

Kjo do të thotë taksa të qytetarëve shqiptarë, të cilët në masën 90-95 përqind janë vjedhur absolutisht.

Vetëm 5 përqind, sipas instituteve të pavarura, realizohen në Shqipëri.

Të tjerat vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen.

Edi Rama është sot një miliarder i pangopur që mendon çdo ditë si të shtojë miliardat e tjera.

Është një skllav i Lubi Ballukut pasi e ka pasur atë si sekretare në të gjitha vjedhjet.

Natyrisht ai mendon se duke folur tërkuzë gjatë, do mund të bindë, në fakt po bën të kundërtën, po bind edhe të vetët se ai është i mbaruar.

Edi Rama ka marrë fund!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco