Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë dhe janë edhe beteja tonat

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë dhe janë edhe beteja tonat

13:05, 20/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se mbështet plotësisht protestën masive të qytetarëve në Tiranë.

Duke folur në komunikimin online me qytetarët, Berisha tha se 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë dhe janë edhe beteja e demokratëve.

‘Edhe sot shfrytëzoj rastin të bëj thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike nga Pogoni, Kakavija, në Vermosh dhe në Valbonë, të vërshojnë drejt Tiranës në protestën më madhështore të kombit. Qytetare, rinore, jo partiake’, u shpreh lideri dmeokrat.

Bashkëbisedimi:

Lida Xh: Një pyetje e drejtpërdrejtë për Berishën. Nëse më 5 qershor ishit kundër kësaj proteste, pse sot bëni thirrje për t'u bashkuar? Kjo protestë lindi nga qytetarët dhe shumë prej tyre nuk duan ta shohin të politizuar. Ndoshta për një herë të vetme do të ishte mirë të dëgjohej zëri i popullit dhe të respektohej iniciativa e tij pa u përpjekur t'i vihet flamuri askujt.

Sali Berisha: Absolutisht asnjë përpjekje, e nderuar zonjë.

Të garantoj që nuk është bërë asnjë përpjekje. Por mos harro një gjë: kemi 13 vite që protestojmë. Mos harro një gjë, se vetëm për periudhën që patëm Kuvendin e këto, po ne ishim në protestë kundër Edi Ramës, kërkonim largimin e tij.

Dhe 5 kërkesat e protestuesve janë njëkohësisht kërkesa, kanë qenë dhe janë betejat edhe tonat.

Atëherë, cili ka qenë qëndrimi ynë?

E para, ajo që thoni ju: nuk është protestë e PD-së.

E dyta: asnjë paraqitje e simboleve të Partisë Demokratike në protestë, sepse është protestë rinore qytetare.

E treta: thirrje për pjesëmarrje masive si qytetarë.

Besoj se këtu, çfarë mund t'i thoni ju një populli që ka 13 vite që proteston kundër Edi Ramës dhe kauzat e veta, 'që të mos protestojë, ta heshtësh tani'? Kjo nuk do të kishte kuptim. Dhe e fundit: pavarësisht nga thirrjet e dirigjuara tërësisht nga opozita e opozitës dhe grupuskula të Sorosit, kundër Sali Berishës, për të ndihmuar Edi Ramën, me qëllimin e vetëm për të relativizuar dhe ndihmuar Edi Ramën.

Thirrja ime ka qenë: të gjithë në protestë!

Qytetarët kanë të drejtë të brohorasin si të duan, kurse ata të cilët mendojnë se duke shfrytëzuar mikrofonin mund ta manipulojnë atë protestë, ata do dështojnë.

Jam dakord me ty, ajo është protestë strikt rinore qytetare. Ndaj edhe nuk kam marrë pjesë.  Edhe sot shfrytëzoj rastin të bëj thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike nga Pogoni, Kakavija, në Vermosh dhe në Valbonë, të vërshojnë drejt Tiranës në protestën më madhështore të kombit. Qytetare, rinore, jo partiake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco