I lodhur, i frikësuar dhe me një gjuhë sulmuese ndaj protestuesve, Edi Rama ka sulmuar edhe çdo figurë publike që ka mbështetur protestën. Ndër ta ka sulmuar analistin e njohur Fatos Lubonja duke e cilësuar pafytyrësi kërkesën e analistit, që Edi Rama duhet të japë llogari për akuzat ndaj tij, ndër to, takimi i Aruba-s.
Sulmi ndaj Lubonjës:
“Shikoni Fatos Lubonjën, e kam sjellë në këtë mes dhe një herë tjetër. Pas shumë shumë vitesh, Fatos Lubonja, me të njëjtën pafytyrësi të atyre që mbronin gënjeshtrën që e mbajti në burg, dhe i kërkonin llogari për gjera që si kishte bërë duke prezantuar dëshmitarë të rreme dhe duke ngritur akuza aluccinante, kërkon llogari nga unë për Aurbën.
Fatos Lubonja thotë; Edi Rama duhet të japë llogari për Arubën. Unë di që në të gjithë historinë e njerëzit, që kur janë vendosur rregullat romake, akuzat jepen mbi faktet. Unë kam thënë; skam qenë kurrë në Aruba. Skam dërguar njeri në Aurba. Kjo s’ka asnjë vlerë?! Ndërkohë Auruba është bërë e vërtetë. Është nxjerrë në këtë fushën e algoritmit. Siç është bërë e vërtetë që unë jam konsumator kokaine. Dhe thonë; Ik mor drogagji! Siç është dhe akuza ndaj tim ati; që unë e kam akuzuar për time shoqe apo atësinë e fëmijës. Kjo është bërë e vërtetë! Siç është bërë pjesë e vërtetë që unë jam një kusar, që marr përqindjen time në cdo projekt.”, tha ai.
© SYRI.net