Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës kundër Edi Ramës, qytetarët e kalojnë natën para kryeministrisë

Nga Totozani tek Shabani, varrosja e të vetmit kompromis!

Nga Totozani tek Shabani, varrosja e të vetmit kompromis!

12:39, 12/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Petrit Vasili 

Vite më parë Igli Totozani do të zgjidhej Avokat i Popullit pas të vetmit kompromis mes mazhorancës së PD–LSI në atë kohë dhe opozitës së PS.

Kompromisi lindi pas dështimit të aksionit politik të Ramës, të grevës së urisë me çadra në bulevard me moton “hap kutitë ose largohu”, dhe pas darkës së famshme te Restorant Krokodili në Strasburg ku morën pjesë edhe Joseph Doul i Partive Popullore, Martin Schulz i socialdemokratëve gjermanë dhe Stefan Füle i BE-së.

Mazhoranca PD–LSI respektoi kompromisin dhe legjitimoi me votë një proces totalisht ekstraparlamentar që zhvilloi PS në atë kohë.

PS ngriti një komision në parti dhe jo në Kuvend, që dëgjonte dhe seleksiononte kandidatët.

Komisioni përzgjedhës i Partisë Socialiste përbëhej nga: Astrit Beçi,

Besnik Baraj, Eglantina Gjermeni, Gëzim Tushi, Mimoza Hafizi, Luan Omari, Vangjel Kosta.

Në fund një kandidat i vetëm iu përcoll Kuvendit.

Totozani u votua nga mazhoranca dhe opozita me 127 vota pro dhe 2 kundër më 22 dhjetor 2011.

Tradita kuvendore u respektua edhe për zgjedhjen e Erinda Ballancës si propozim i PD në opozitë.

Ndërsa sot, kur të gjithë prisnin me logjikë hapa përpara në rrugën e dialogut dhe kompromisit, ndodhi e kundërta: u rikthyem në talebanizëm politik.

Shabani u zgjodh vetëm me 85 votat e Ramës dhe të tijve, duke varrosur të vetmin mikrokompromis të mbetur në këmbë.

Në radhën e rrëmbimeve të të gjithë pushteteve nga Rama, ky i Avokatit të Popullit ishte ndoshta më i vogli, por mbetet më sinjifikativi sepse ishte i vetmi kandil i zbehtë i një kompromisi politik.

Shqiptarët u kanë dalë vetë zot halleve të tyre, shpesh me solidaritet dhe herë të tjera duke mërguar jashtë vendit.

Ata nuk kanë varur as më të voglën shpresë te avokati rrogëtar i popullit, i cili nga sot thjesht ka një emër të ri në bordero, por që vjen erë myk, primitivizmi, autoritarizmi dhe provincializmi politik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco