Deputeti i Partisë Demokratike për Tropojën Isuf Çelaj ka denoncuar me një shënim në faqen e tij në facebook gjendjen e rrugëve në Tropojë dhe indiferencën totale të bashkisë për të ndihmuar banorët.
Banorët e fshatit Shumicë Njësia Administrative Tropojë janë detyruar të ndërhyjnë vet për riparimin e rrugës së fshatit të tyre, shkruan Çelaj.

Mesazhi:
Banorët e fshatit Shumicë Njësia Administrative Tropojë siç tregohet edhe nga pamjet në video janë detyruar të ndërhyjnë vet me mjetet e forcat e financat e tyre për riparimin e rrugës së fshatit të tyre!
As Bashkia e as qeveria qendrore e rilindjes as që kanë planifikuar asnjë qindarkë për këtë rrugë i cili është vetëm 2-3 km larg rrugës kryesore që lidhë këta banorë me qendrën e Njësisë apo me qytetin Bajram Curri!!!
Këto institucione kujtohen për këta banorë vetëm kur ka zgjedhje për ti mashtruar për vota.
#Ata kërkojnë vëmendjen e shtetit për të investuar rikonstruksionin e rrugës së fshatit të tyre!
© SYRI.net