Në studion e “Kafe Shqeto” në Syri TV, Ilir Tafaj, vëllai i Arben Tafajt, solli në vëmendje figurën dhe kontributin e Arbenit, i cili për më shumë se dy dekada ishte një pikë referimi për komunitetin tiranas. Libri i botuar në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta përmbledh një çerek shekulli histori, përkushtim dhe punë të pandalshme për kryeqytetin.
Për Ilirin, Arbeni përfaqësonte modelin e rrallë të qytetarit që ruan lidhjen me traditën, me vendlindjen dhe me vlerat që ndërtojnë një komb të fortë. Si drejtues i shoqatës “Tirana” nga viti 2000 deri në 2024, ai mbajti gjallë frymën e komunitetit dhe standardet e qytetarisë, duke fituar respekt përtej bindjeve politike.
ILIR TAFAJ: Atëherë, sigurisht që libri u botua në kuadër të një vjetorit të ndarjes nga jeta, por në fakt brenda librit janë rreth një çerek shekulli histori dhe punë dhe kontribut të tij për kryeqytetin, për Tiranën që e deshi aq shumë, por jo vetëm. Ideja është që përtej modestisë, ne duhet të duhet të kërkojmë që brenda rrathëve tona familjare, brenda miqve tanë, brenda bashkëpunëtorëve tanë, të gjejmë ato modele të cilët janë udhërrëfyes dhe për të rinj dhe për standartet e sotshme morale dhe të komportimit me kryeqytetin apo me vendin ku janë. Lidhja e individit me vendin ku ka lindur, me traditën, me, le të themi në një farë forme me autoktoninë, apo jo?
Në disa raste duket dhe si diçka arkaike, po në fakt nuk është kështu. Sepse një komb që e ruan me xhelozi dhe e mbron mirë linkun midis brezave të traditës, së komportimit, të qytetarisë, së butësisë, është një komb i cili nuk shpërbëhet kollaj. Ndaj, në lidhje me këtë, figura e Arbenit në këtë libër tregon qartë që ndonëse Shqipëria në këto vite të turbullta ka kaluar goxha dallgë dhe goxha risqe në lidhje me dobësimin e këtyre elementeve që folëm, Arbeni në krye të shoqatës Tirana, qysh nga viti 2000 deri në 2024, mbajti fort këtë lloj aksi, këtë lloj, këtë lloj force të komunitetit të Tiranës, por duke i shërbyer dhe trevave përreth dhe le të themi modelet të qytetarisë.
Përtej përkatësisë politike të Arbenit në ato vite ku edhe ishte aktiv dhe me sipërmarrjet e veta personale, ishte një konservator progresist, le të themi. Gjithsesi, pati një respekt nga të gjitha anët, nga të gjithë, nga të gjithë nivelet politike dhe kjo realisht është një falënderim që familja ia jep këtij falënderimi, por mbi të gjitha dhe një kontribut real dhe personal i Arbenit në lidhje me atë që folëm që parë, që është një profil qytetar i cili nuk mund të kontestohet kollaj në këtë lloj klime politike, që nuk mund të shahesh kollaj. Pra realisht Arbeni ishte i ekuilibruar dhe pikërisht kjo ka qenë një ndër tiparet e tij të spikatura dhe të forta që realisht ka kaluar në këto vite të turbullirave.
© SYRI.net