Edi Rama shkelmoi konsensusin për t’i lënë të drejtën opozitës për të propozuar kandidatin për Avokat Populli dhe zgjodhi me dhunën e kartonëve Endri Shabanin.
Votimi i Endri Shabanit u bë mbrëmjen e sotme ora 22:45 minuta. Ai u votua me 85 vota pro, zero abstenim 3 kundër. Ndërsa deputetët e PD-së u larguan nga Salla.
Kështu Partia Socialiste përdori forcën e kartonit, për të emëruar në mënyrë të njëanshme një Avokat Populli sipas linjës së saj, duke kapur kështu edhe këtë institucion, ndërsa refuzoi kandidaturat e mbështetura nga Partia Demokratike.
Opozita kishte tërhequr firmat për Shabanin dhe disa kandidatë të tjerë dhe kërkoi që si emra të propozuar prej saj të kalonin në votim vetëm Besim Ndregjoni dhe Adriana Kalaja gjë e cila nuk është pranuar nga mazhoranca. Kështu Edi Rama ka futur në dorë edhe Avokatin e Popullit duke shkelmuar konsensusin, Kushtetutën dhe ligjin.
Kreu i PD-së Berisha e quajti lojë të turpshme e narko-mazhorancës.
Si u votua
Endri Shabani 85 pro, 0 abstenim, 3 kundër
Aranita Brahaj – 4 vota pro, 76 abstenim 7 kundër
Skënder Haluci – 1 pro, 72 abstenim, 14 vota kundër
Tratar Bazaj 1 pro, 79 abstenim, 7 kundër
Adriana Kalaja 0 pro, 17 abstenim, 69 kundër
Besim Ndregjoni 0 pro, 61 abstenim, 25 kundër

© SYRI.net