Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës kundër Edi Ramës, qytetarët e kalojnë natën para kryeministrisë

35-vjetori i PD-së/ Bardhi mesazh urimi: Faleminderit çdo anëtari dhe mbështetësi në këtë rrugëtim

35-vjetori i PD-së/ Bardhi mesazh urimi: Faleminderit çdo anëtari dhe mbështetësi në këtë rrugëtim

21:44, 11/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë mbështetësit e Partisë Demokratike. 

Ai ndodhet në SHBA për një vizitë zyrtare ku ndër të tjera pati takime dhe në Shtëpinë e Bardhë.

Faleminderit

Çdo anëtari dhe mbështetësi të PD për kontributin e jashtëzakonshëm në këtë rrugëtim 35-vjeçar të Partisë Demokratike.

Themeluesve të PD për kurajon dhe guximin e jashtëzakonshëm që treguan dhe që bënë të mundur që shqiptarët të ëndërrojnë për “Shqipërinë si gjithë Europa”.

Të rinjve të PD që mbajnë ende gjallë shpresën për një “Shqipëri si gjithë Europa” dhe i janë bashkuar ndër vite projektit të PD për ta bërë këtë realitet sa më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco