Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta përcolli përmes sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi Partinë Demokratike me rastin e 35 vjetorit të themelimit të saj.
'Gëzuar 35-vjetorin e themelimit, Partia Demokratike!
Ishte një kënaqësi e veçantë që sonte, në emër të Partisë së Lirisë dhe Presidentit të saj, z. Ilir Meta, t’i përcillja urimet më të përzemërta liderit historik të forcës së parë opozitare në vend, Prof. Dr. Sali Berisha, si edhe të gjithë themeluesve, drejtuesve, anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike.
Urojmë që ky përvjetor i veçantë të sjellë më shumë forcë, energji të reja dhe suksese në misionin tonë të përbashkët për mbrojtjen e Lirisë, Demokracisë, Pluralizmit Politik, Dinjitetit Njerëzor dhe Interesave Kombëtare.
Urime dhe për shumë vite të tjera!" shkruhet në mesazhin e Blushit.
© SYRI.net