Duke folur në sallën e parlamentit ku diskutohet buxheti i vitit 2026, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu drejtua socialistëve se, do të rrëzohen nga pushtet me çdo mënyrë.
Partia Demokratike, tha Berisha, do të rikthejë votën e lirë për shqiptarët.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Pra, si përfundim, u bëj thirrje shqiptarëve të marrin në dorë çështjen e votës së tyre.
U garantoj se do bëjmë gjithçka për të përmbysur këtë regjim dhe rikthyer votën e lirë shqiptarëve.
Se ju kurrë nuk fitoni zgjedhjet në qoftë se nuk do organizonit 4533 aktivitete.
Se ju kurrë nuk do fitoni zgjedhjet në qoftë se nuk do falnit 2 miliardë euro gjoba dhe kamata.
Se ju kurrë nuk do fitoni zgjedhjet në qoftë se nuk do u jepnit 760 mijë pensionistëve 100 euro.
Se ju kurrë nuk do fitoni zgjedhjet në qoftë se nuk do angazhonit kartelet e drogës të Pojave dhe stërpojave.
Se ju kurrë nuk do fitoni zgjedhjet, po fitorja do ishte e PD, në qoftë se nuk do e shndërronit administratën në falanga të krimit.
Në qoftë se nuk do shndërronit shtetin në shtet elektoral.
Ju jeni të humburit e mëdhenj dhe ne do ju nxjerrim nga pushteti me çdo mënyrë.
PD do rikthejë votën e lirë!
Â
© SYRI.net