Në një postim në rrjetet e tij sociale, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, zhvilloi një vizitë në Kongresin Amerikan, ku theksoi rëndësinë e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Bardhi shprehu krenarinë e Shqipërisë për të pasur një aleat të çmuar si SHBA dhe vlerësoi rolin e Shteteve të Bashkuara si lider global në garantimin e paqes, sigurisë dhe demokracisë.
Postimi:
Capitol Hill, Washington DC
Është gjithmonë kënaqësi të jesh në Kongresin Amerikan, ku kisha mundësi të diskutoja me përfaqësues republikan dhe demokrat.
SHBA mbetet lider botëror në garantimin e paqes, sigurisë dhe demokracisë në botë. Shqipëria është krenare që ka një aleat të çmuar si SHBA.
© SYRI.net