Mazhoranca shkelmon konsensusin, kalon me forcën e kartonave emrat e kandidatëve për Avokat të Popullit

Mazhoranca shkelmon konsensusin, kalon me forcën e kartonave emrat e kandidatëve për Avokat të Popullit

12:52, 09/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lista me emrat kandidatë për postin e Avokatit të Popullit u miratua në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca socialiste në Komisionin e Ligjeve me 9 vota pro dhe 3 kundër, duke kaluar kështu në seancën plenare për votim.

Në listën e miratuar nga PS duke shkelmuar konsensusin, për postin e Avokatit të Popullit, kandidatë janë: Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Tartar Bazaj, Skënder Haluca dhe Endrit Shabani.

Kandidatët që kanë marrë të paktën 28 firma;

-Adriana Kalaja 44 firma

-Aranita Braho 35 firma

-Besim Ndregjoni 34 firma

-Endrit Shabani 35 firma

-Skender Haluci 30 firma

-Tartar Bazaj 28 firma

Kujtojmë se PD njoftoi tërheqjen e firmave të të gjithë deputetëve për kandidaturat që do t’i përcilleshin seancës për votim, me argumentin se nënshkrimet janë dhënë para se kandidatët të kalonin filtrin e Komisionit të Ligjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco