‘Kupa është mbushur’/ Berisha: Ju ftoj të përgatitemi që të nisim protestat e fuqishme

‘Kupa është mbushur’/ Berisha: Ju ftoj të përgatitemi që të nisim protestat e fuqishme

19:30, 08/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë fjalës së mbajtur në Foltoren-Lëvizja (e pandërprerë) e Dhjetorit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se aferat e fundit korruptive të Ramës dhe Ballukut, janë ‘vjedhje e dhjetëra milionave’. Sipas tij ata e kanë çuar vendin në një krizë të thellë politike dhe morale.

Berisha deklaroi se ‘kupa është mbushur’ dhe se është koha që qytetarët të marrin nën kontroll fatin e tyre politik përmes një vale protestash të fuqishme. Duke thirrur në kujtesë figurat simbol të Lëvizjes së Dhjetorit, ai u bëri thirrje mbështetësve të opozitës të mobilizohen për një cikël të ri rezistence civile, me synimin, siç theksoi, ‘t’u rikthejmë shqiptarëve të ardhmen, nderin dhe dinjitetin’.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Edi Rama ka mbushur jo kupën, por çdo gjë.

Meriton çdo ndëshkim me këto që i ka bërë kombit.

Tani, pasi është kapur vjedhës i dhjetëra e dhjetëra milionave, përpiqet me çdo kusht të mbrojë vjedhjen e tij, vjedhjen e ministrave të tij.

Është koha jonë, është koha e guximtarëve, është koha me ideale, është koha e njerëzve që e duan Shqipërinë.

Ndaj dhe u ftoj të përgatitemi të nisim protestat e fuqishme, protestat me të cilat ne do iu rikthejmë shqiptarëve të ardhmen, Shqipërinë, nderin dhe dinjitetin që meritojnë.

Nderim përjetë Azem Hajdarit, tribunit të lirisë.

Nderim studentëve liberatorë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco