Nis foltorja - Lëvizja e pandërprerë e Dhjetorit/ Qytetarët i bashkohen thirrjes së PD kundër autokratit Rama

18:29, 08/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka nisur këtë të hënë, foltorja – Lëvizja (e pandërprerë) e Dhjetorit, e cila po zhvillohet përpara godinës së qeverisë.

Të shumtë janë pjesëmarrësit që i janë bashkuar thirrjes së PD dhe opozitës për të marrë pjesë në këtë tubim, ku aferat e  skandalet e shumta të qeverisë kanë nxjerrë në pah edhe abuzimet që janë bërë me taksat e qytetarëve shqiptarë nga kabineti Rama.

E veçanta e foltores së kësaj të hëne, është se përkon me 8 dhjetorin e 1990-ës, Ditën e Rinisë, ku sot 35 vite më pas, kërkohet rikthimi i demokracisë dhe dhënia fund e autokracisë së regjimit të Ramës, siç PD e konsideron.

Pjesë e këtij tubimi është edhe lideri historik i së djathtës shqiptare, Sali Berisha, i cili pritet të marrë fjalën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco