‘Dita e rinisë pa rini’! ‘Mos e paçi fatin e rinisë shqiptare’/ Qytetari në Kukës: Gjendja shqetësuese...

‘Dita e rinisë pa rini’! ‘Mos e paçi fatin e rinisë shqiptare’/ Qytetari në Kukës: Gjendja shqetësuese...

14:33, 08/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një qytetar i Kukësit, Besmir Muslia, ka protestuar në mënyrë simbolike në 8 dhjetor, në ‘Ditën e Rinisë’ në sheshin e qytetit.

Me parrulla simbolike në duar, Muslia ka goditur plagën e madhe të shoqërisë shqiptare në dekadën e fundit, atë të shpopullimit.

‘Sot Shqipëria është pa rini. Kukësi e vuan më së shumti mungesën e rinisë. Shkaqet janë të shumta, duke filluar nga papunësia, pagat e ulëta, varfëria, nepotizmi, gjendja e mjeruar e fshatrave, mungesa totale e prespektivës, mungesa totale e projekteve që ngallin shpresë - zhvillim ekonomik - dhe meritokraci. 2026-ta do ta gjeje shtëpinë kuksjane pa të rinjë, prindërit pa fëmijët e tyre pranë, por edhe fëmijët pa prindërit e tyre pranë pasi kanë ikur në emigracion, gjyshërit pa nipa dhe mbesa, shkollat më më pak nxënës’, shkruan Muslia në Facebook.

Postimi i plotë:

MOS E PAÇIT FATIN E RINISË SHQIPTARE

Sot në të ashtëquajturën dita e rinisë, ku asgjë nuk i ka ngelë kësaj dite, përpos kujtimi i Dhjetor 1990, organizova një reagim në sheshin para Bashkisë Kukës.

Sot Shqipëria është pa rini.

Kukësi e vuan më së shumti mungesën e rinisë. Shkaqet janë të shumta, duke filluar nga papunësia, pagat e ulëta, varfëria, nepotizmi, gjendja e mjeruar e fshatrave, mungesa totale e prespektivës, mungesa totale e projekteve që ngallin shpresë - zhvillim ekonomik - dhe meritokraci.

2026-ta do ta gjeje shtëpinë kuksjane pa të rinjë, prindërit pa fëmijët e tyre pranë, por edhe fëmijët pa prindërit e tyre pranë pasi kanë ikur në emigracion, gjyshërit pa nipa dhe mbesa, shkollat më më pak nxënës.

Kjo gjendje e sotme ku ndodhet shoqëria shqiptare pa rini, është një gjendje mjaft shqetësuese, pasi rinia është pjesa më vitale dhe më energjike e zhvillimit shoqëror.

Rinia është kapitali më i çmuar i një vendi.

Por 2026-ta vjen me parullën:

MOS E PAÇIT FATIN E RINISË SHQIPTARE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco