Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Jahelezi i PR-së: Patronazhistët, mekanizëm presioni jo aktivizëm politik! Të konsiderohen krim zgjedhor

Jahelezi i PR-së: Patronazhistët, mekanizëm presioni jo aktivizëm politik! Të konsiderohen krim zgjedhor

13:17, 05/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish kandidati për deputet i Partisë Republikane, Albi Jahelezi në një deklaratë gjatë takimit me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, u shpreh se situata politike dhe zgjedhore në vend është tepër alarmante, duke kërkuar angazhim maksimal për rikthimin e standardeve demokratike dhe garantimin e zgjedhjeve të lira. 

Në fjalën e tij, ai nënvizoi domosdoshmërinë e rikthimit të Republikës parlamentare kushtetuese dhe të një sistemi zgjedhor që u kthen qytetarëve të drejtën për të zgjedhur realisht përfaqësuesit e tyre në parlament.

Ai deklaroi se listat e hapura janë garancia e vetme për një parlament me përfaqësim autentik, ndërsa rikthimi i koalicioneve e cilësoi si kusht të panegociueshëm për maksimizimin e votës së opozitës.

Sipas tij, mazhoranca nuk mund të ndryshojë rregullat sipas interesave të radhës, po aq sa nuk mund të mohojë sistemin që vetë e përdori për të fituar në vitin 2013.

Ai iu referua gjithashtu raportit të OSBE/ODIHR, i cili, sipas tij, ka evidentuar në mënyrë të drejtpërdrejtë problemet strukturore të zgjedhjeve në Shqipëri: bashkimin e shtetit me partinë, përdorimin e fondeve publike dhe aktiviteteve shtetërore për fushatë, si dhe shkeljen e qartë të standardeve demokratike.

Një nga pikat që ai ngriti në diskutim ishte roli i krimit të organizuar dhe korrupsionit në procesin zgjedhor, të cilët ndikojnë përmes blerjes së votës, intimidimit të qytetarëve dhe futurjes së përfaqësuesve të tyre në parlament.

Deklarata e plotë:

Shumica e gjërave u thanë dhe u zauruan pikat kryesore le të themi pra që mos të rikthehemi të njëjtit debat apo të njëjtit bashkëbisedim.

Kolegët e nderuar, si gjithashtu dhe zoti Berisha e ceku shumë qartë që situata është tepër alarmante në vendin tonë. Por ne si Partia Republikane kemi menduar që të jemi pak më konkret përsa i përket kësaj tryeze, përderisa po flitet për reformën zgjedhore dhe reformën territoriale. Kemi menduar të mbështetemi në pesë pika kryesore që për mua dhe për Partinë Republikane, sot opozita ka nevojë dhe të jetë më e qartë.

Pikë së pari kemi menduar që është e domosdoshme rikthimi i Republikës parlamentare kushtetuese si sistem i zgjedhor që duhet t'i kthehet parimit që qytetarët të zgjedhin realisht përfaqësuesin e tyre në parlament.

Ne kemi qenë dhe mbetemi patjetër pro listave të hapur si garanci e vetme për një parlament të përfaqësimit të vërtetë.

E thatë dhe ju më parë, por duhet ta themi që rikthimi i koalicioneve është domosdoshmëri për opozitën. Është e vetmja gjë që ne na sjell maksimizimin e votës.

 Kryeministri nuk mund të mohojë sot atë sistem me të cilin vetë e ndërtoi koalicionin dhe fitoi në vitin 2013. Rregullat nuk mund të ndryshohen sipas interesave të radhës të mazhorancës.

Zoti Berisha e preku dhe pak më parë, po dhe kolegët, është raporti i ODIR-it, i cili i ka evidentuar tepër qartë problemet kryesore.

Bashkimin e shtetit me partinë, përdorimin e fondeve publike, aktivitetesh shtetërore për fushata në interes të qeverisë. Kjo është një shkelje e hapur e standardeve të demokracisë.

Së katërti, krimi i organizuar dhe korrupsioni ndikojnë drejtpërdrejt në procesin zgjedhor, duke blerë vota, duke intimiduar votuesit dhe duke pasur përfaqësuesit e tyre në parlament. Pa u shkëputur politika nga krimi do të ketë zgjedhje të lira. Së fundmi, është patronazhistët.

Mendoj që këtu nuk u cek dhe duhet ta themi dhe duhet të buçasim duke e thënë, ata nuk janë aktivistë politikë. Por janë pjesë e administratës shtetërore të vënë në shërbim të pushtetit. Disponojnë të dhëna fiskale, penale, pronësie personale dhe shërbejnë si sekserë që zgjidhin probleme me anë të këmbimit të votës.

Kjo praktikë zëvendëson funksionet e institucioneve dhe duhet të konsiderohet patjetër krim zgjedhor. Për ta mbyllur dhe për mos t'u zgjatur më shumë, mendoj që për të garantuar këto zgjedhje të lira dhe të ndershme, reforma zgjedhore duhet të shoqërohet me një mekanizëm real kontrolli dhe ndëshkimi.

 Pa përgjegjësi penale për abuzimet, çdo ndryshim ligjor do të mbetet thjesht një letër. Sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për një proces zgjedhor që rikthen besimin te qytetarët dhe jo për rregulla të diktuara nga interesat e pushtetit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco