Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

SYRI TV/ Berisha nis turin e Foltores 2, pritje entuziste në Mirditë

22:51, 04/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës Sali Berisha ka nisur foltoren e dytë me një takim entuziast me qytetarët e Mirditës. Berisha tha se kjo është foltore për demokracinë, familjen dhe Shqipërinë. Lideri demokrat akuzoi Edi Ramën për diskriminimin e veriut të vendit apo për miratimin e ligjit të gjinive i cili godet familjen shqiptare. Berisha tha se ky regjim është një kalbësirë i cili do të bjerë kur ne ti përvishemi atij. Duke folur për zhvillimet në PD, Berisha theksoi se Partia Demokratike është një parti e hapur ku çdonjëri ka të drejtë të shprehë mendimet apo kritikat e tij por brenda forumeve.

Syri TV

Lideri i opozitës Sali Berisha zhvilloi një takim entuziast me demokratët dhe qytetarët e Mirdotës. Gjatë fjalës së tij Berisha shpjegoi se përse zgjodhi Mirditën për të çelur siparin e Foltores së dytë.

Berisha lëshoi akuza të forta ndaj Kryeministrit Rama për diskriminimin e bashkive të veriut të Shqipërisë.

Berisha u ndal tek miratimi i ligjit për gjinitë nga Partia Socialiste dhe theksoi se kjo foltore është edhe për shpëtimin e familjes.

Lideri demokrat argumentoi se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje dhe renditi disa nga shkeljet më të rënda të qeverisë të cilat deformuan zgjedhjet e 11 majit. Ai citoi edhe rekomandimin e vëzhguesve ndërkombëtarë të cilët kërkuan ndarjen e partisë nga shteti. Berisha tha se kjo është një betejë për demokracinë dhe Shqipërinë.

Berisha tha se Partia Demokratike është një parti e hapur ku çdonjëri ka të drejtë të shprehë mendimet apo kritikat e tij brenda forumeve të partisë, teksa komentoi edhe takimin e zhvilluar në Durrës nga Ervin Salianji.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët Berisha tha se pas riorganizimit dhe analizës së brendshme të Partisë Demokratike do të fillojnë protestat e mëdha kombëtare deri në rrëzimin e regjimit të Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco