Kuvendi do të mblidhet sot në një seancë plenare. Në agjendën e seancës së sotme është parashikuar që të diskutohet për Projekt - Buxhetin e viti 2026 dhe paketën fiskale.
Ndërkohë që opozita, të cilës që na nisja e këtij sesioni kuvendor i është mohuar e drejta e fjalës në Kuvend nga ana e Niko Peleshit me urdhër direkt të Edi Ramës, është shprehur gjatë ditës së djeshme kundër dy projektligjeve të qeverisë për faljen e detyrimeve dhe paqen fiskale.
Në një dalje për mediat, deputeti demokrat Enno Bozdo deklaroi se paketa fiskale është një goditje ndaj bizneseve të ndershme dhe favorizon evazionin fiskal dhe pastrimin e parave të pista.
Ai shprehu kritika pë mungesën totale të transparencës për këto 2 projektligje, ndërsa akuzoi qeverinë se po fal 2 miliardë euro për evazorët. Ai u bëri thirrje bizneseve të ndershme të reagojnë ndaj kësaj padrejtësie.
Pritet që ditën e sotme të këtë debate të ashpra në Kuvend. Ndërkohë që rilindja do të përdorë sërish forcën e kartonëve ashtu si edhe herët e tjera për të miratuar paçavuret që vijnë nga Rama dhe ministrat e tij.
© SYRI.net