SYRI TV/ Nis puna për Reformën Territoriale, PS konstituon komisionin pa PD

15:36, 11/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Komisioni i Reformës Territoriale zhvilloi mbledhjen e parë të konstituimit, në mungesë të gjithëpërfshirjes. Partia Demokratike nuk mori pjesë në mbledhje, në shenjë revolte për mohimin e të drejtave në Kuvend, nga ana e mazhorancës, ndërsa bashkëkryetari socialist i komisionit, Arbjan Mazniku, deklaroi se reforma kërkon konsensus.

Syri TV

Megjithëse pretendon se reforma e re territoriale kërkon konsensus, mazhoranca e nisi mbledhjen e konstituimit të këtij komisioni pa konsensus dhe gjithëpërfshirje. Deputetët demokratë bojkotuan mbledhjen në shenjë revolte ndaj qëndrimeve të mazhorancës. Bashkëkryetari demokrat i komisionit, Luciano Boçi, tha për Syri Televizionin se bojkoti i Partisë Demokratike vjen për shkak të mohimit të vazhdueshëm të të drejtave të opozitës në Kuvend nga ana e mazhorancës.

Mungesën e opozitës e komentoi edhe bashkëkryetari socialist i komisionit, Arbjan Mazniku, në mbledhjen e parë të komisionit, që nuk nisi me këmbë të mbarë.

Në mbledhje morën pjesë aleatët e Partisë Demokratike, Vangjel Dule dhe Edmond Haxhinasto, të cilët bënë propozimet e tyre për punën e komisionit.

Në mbledhjen e radhës, Komisioni i Reformës Territoriale do të diskutojë kalendarin e punimeve, ndërsa fokusi do të jetë rishikimi i numrit të bashkive, shërbimeve të tyre dhe përputhja me kërkesat e Bashkimit Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco