Lideri i opozitës shqiptare gjatë një takimi me drejtuesit lokalë të Partisë Demokratike ne selinë blu bëri thirrje për protesta masive në vend.
“Të bëjmë atë që kanë bërë kombet e shtypura kundër diktaturave, të ngrihemi dhe ka vetëm një rrugë, qëndresa”, tha kreu demokrat.
Berisha: Kjo është situata, por për ju, për çdo idealist, për çdo njeri dhe nuk janë të paktë ju garantoj, por janë me qindra, mijëra njerëz me ideale, të gatshëm të luftojnë për idealet e tyre të drejta, fisnike.
Dua të jetë shumë e qartë se, përveç protestës, kryengritjes paqësore, asnjë mjet tjetër nuk do mund të shpëtojë Shqipërinë nga ky pushtim i egër i brendshëm.
Në disa aspekte ju them unë ju, në aspektin e materies njerëzore ky tejkalon çdo lloj regjimi që kanë njohur shqiptarët në histori.
Nuk mund të them për mesjetën dhe ato ekzotat e tyre, por 1 mln shqiptarë vetëm në hapësirën Europiane, nga 2014-2023, po të shtojmë dhe të tjerët, Shqipërisë i duhen 60 vite. Shqipëria në disa aspekte të materies, qenies njerëzore ka shkuar 100 vite pas. Sot ka treguesin e lindshmërisë që ka patur 100 vite më parë për shkak të emigracionit.
Që nga 2018 e këtej vdekjet i kemi dyfishin e lindjeve.
Pra për çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptarë, që e do këtë vend, një thirrje duhet të zgjojë ndërgjegjen e tij: Të bëjmë që kanë bërë kombet e shtypura kundër diktaturave në të gjitha kohërat, të ngrihemi dhe ka vetëm një rrugë, qëndresa jonë, protesta jonë, asnjë rrugë tjetër, ua them unë ju.
Kemi çdo fakt, çdo të dhënë, çdo të vërtetë në këtë që themi. Atëherë është në detyrimin tonë madhor, këtë situatë dramatike ta shqyrtojmë, ta analizojmë dhe të vendosim ti përgjigjemi.
Nëse nuk i përgjigjemi ne, askush nuk i përgjigjet më. Ju jeni vetë.
Shqiptarët nga ne presin përgjigje. Shqiptarët mund të na hidhnin ne në Lanë, ikni, nuk vlejni. Nuk e bënë këtë, megjithë 4500 aktivitete të organizuara, me gjithë arrestimet dhe dhunën, me gjithë 100 euro për çdo pensionit, me gjithë armatën e zezë të partronazhistëve, me gjitë 28 mijë hektarët drogë, me gjithë 240 mln euro subvencione në bujqësi, por shqiptarët prap qëndruan, aq sa qëndruan.
Pra ekzistojnë qindra mijëra shqiptarë idealistë, që ne duhet të lëshojmë kushtrimin.
Ju e shihni çfarë ndodh në parlament.
10 seanca, vetëm një ditë kanë lejuar debat. Nuk ka ndodhur kurrë. Pse? Sepse nxijnë në çdo gjë. Preferoj të kalojë qeverinë pa debat, sepse është turp kombëtar ata që ka emëruar.
Bëri gjithçka që të kalojë programin e qeverisë pa debat, sepse është një letër e vdekur, një mashtrim që u bën shqiptarëve. Shikoni vetë pra. Parlamentin që duhet ta ketë shtyllën kryesore të pushtetit, e asgjëson. Për ne ai është parlamenti i votave të vjedhura, por shiko çfarë qëndrimi mban ndaj parlamentit.
© SYRI.net