Mblidhet Komisioni i Reformës Territoriale, PD e bojkoton, Haxhinasto dhe Dule marrin pjesë

Mblidhet Komisioni i Reformës Territoriale, PD e bojkoton, Haxhinasto dhe Dule marrin pjesë

12:38, 11/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Komisioni i Reformës Territoriale ka nisur punimet sot, por ajo që u vu re ishte mungesa e paralajmëruar e Partisë Demokratike.

PD kishte njoftuar më herët se nuk do të merrte pjesë në komisione deri në një njoftim të dytë.

Megjithatë, përballë deputetëve socialistë u shfaqën të ulur dy prej deputetëve nga partitë aleate të PD.

Të pranishëm në komision ishin Edmond Haxhinasto nga Partia e Lirisë dhe Vangjel Dule nga PBDNJ.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco