Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për kërkesën e Ilir Metës

Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për kërkesën e Ilir Metës

10:39, 11/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është shtyrë seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku do të shqyrtohej kërkesa e Ilir Metës për shuarjen e masës së sigurisë.

Sipas gazetarit të Syri TV, Fatjon Gjinaj, shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e paraqitur nga mbrojtja për përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani.
Sipas avokatit Cakrani, gjyqtarja nuk mund të gjykojë të njëjtin person për dy kërkesa të ndryshme, pasi muajin e kaluar ka qenë po ajo që ka shqyrtuar çështjen për revokimin e masës së sigurisë, ku vendosi mospranimin e kërkesës.

Në këto kushte, trupa gjykuese vendosi që seanca e radhës të mbahet më datë 14 nëntor, në orën 09:00.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco