Pastori Akil Pano ka reaguar ashpër pas votimit në Parlament vetëm me votat e mazhoracnës, të ligjit për Barazinë Gjinore.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Pano shkruan se votimi në parlament i këtij ligji, nuk është gjë tjetër veçse çmimi i tradhtisë së 77 kartonëve.
Duke i cilësuar ligjvënësit që votuan Pro ligjit, si sekti kundër interesave më të lartë të familjes, shqiptarëve dhe Shqipërisë, Pano thotë se mes tyre, të krishterë dhe muslimanë votuan kundër Biblës dhe Kuranit.
‘Sektarë të paditur, të kapur nga një botë instiktesh, të verbër që ndiqni qorrazi udhën e gjerë që ju çon në shkatërrim. Shitët shpirtin e kombit për 30 monedha argjendi pa menduar që ky është çmimi që i vendosët shpirtit tuaj’, përmbyll reagimin e tij pastori Akil Pano.
Reagimi:
Sekti votoi kundër interesave më të lartë të familjes, Shqiptarëve, Shqipërisë.
Mes tyre, të krishterët dhe muslimanët votuan kundër Biblës dhe Kuranit. Dishepujt dhe një herë treguan që kulti i tyre më i lartë është pushteti. Çdo gjë veç Zotit.
Si do të dilni sot përpara babait dhe nënës, gruas dhe fëmijëve tuaj o të paudhë. Ju që me ngritjen e kartonit mohuat ata që ju rritën dhe dënuat ata që quani të ardhmen tuaj.
Ofruat bijtë tuaj si olokaust në zjarr, mbi altarët e Baalit dhe Molekut në këmbim të pushtetit.
Sektarë të paditur, të kapur nga një botë instiktesh, të verbër që ndiqni qorrazi udhën e gjerë që ju çon në shkatërrim. Shitët shpirtin e kombit për 30 monedha argjendi pa menduar që ky është çmimi që i vendosët shpirtit tuaj.
© SYRI.net