VIDEO/ Balliu: Afera me tunelin e Llogarasë, Balluku dhe Rama duhet të ishin në pranga

20:00, 06/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, lëshoi akuza të reja ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe kryeministrit Edi Rama, në lidhje me afern korruptive 50 milionë euroshe në projektin e tunelit të Llogarasë.

Gjatë deklaratës për mediat para Parlamentit, Balliu prezantoi dokumentin me firmë qëpërfshirjen direkte të ministres Balluku në këtë skandal. Balliu shfaqi publikisht një normativ me firmën e Ballukut, duke deklaruar se përmes tij ‘qytetarëve shqiptarë u janë zgrapur 50 milionë euro’.

‘Dua të bëj një transparencë me publikun para se të mashtrohen nga deklaratat e skllevërve të Ballukut. U përmend sot që unë isha pronari i një shoqate, por kjo s’qenka shoqatë, qenka kompani e madhe, Alpine Holdings. Mjafton të shkoni në Ëikipedia dhe e shikoni, është kompani austriake shumë e madhe. Mirë do ishte ta kishim, por nuk jam pronari i saj, fatkeqësisht.’

Deputeti demokrat theksoi se ‘sulmet ndaj tij janë shpifje për të devijuar vëmendjen nga firmat e Ballukut dhe Ramës në një aferë të rëndë korruptive’.

‘Arsyeja e vetme pse kjo lojë u shpif, është kjo firmë, e Belinda Ballukut, pikërisht te një akt normativ që i zgrap qytetarëve shqiptarë 50 milionë euro për tunelin e Llogarasë. Me urdhrin e Belinda Ballukut u morën 50 milionë euro për një aferë korruptive, patjetër shefi i së cilës është vetë Edi Rama, i cili ka firmën e vet pikërisht në këtë aferë.’

Sipas Balliut, Rama dhe Balluku ‘kanë shkuar personalisht të negociojnë me kompaninë turke që realizon projektin’, ndërsa ministrja e ka publikuar vetë në rrjete sociale.

‘Janë këta të dy, të cilët në këtë vjedhje shkuan, diskutuan me kompaninë turke dhe këtë e poston vetë Belinda Balluku. Unë nuk di sa prova duhen që kjo zonjë sot duhet t’i kishte prangat në dorë,’ deklaroi Balliu. ‘Nëse do të kishte drejtësi që funksionon realisht, sot Belinda Balluku do të ishte në masën ‘arrest me burg. Si mundet që Belinda Balluku sot të hetohet e lirë? Belinda Balluku sot është prova që në Shqipëri nuk ka drejtësi.’

Balliu shtoi se ‘standardet e drejtësisë janë të dyfishta’, duke iu referuar arrestimeve të figurave opozitare si Sali Berisha dhe Ilir Meta.

‘Ju e dini fare mirë që për shpifje lideri i opozitës është mbajtur 333 ditë me masë arresti, sepse supozohej se mund të ndërhynte në hetime. Po Belinda Balluku a ka influencë? Ajo ka pushtet real. E njëjta gjë ndodh me Ilir Metën, që mbahet me masë arresti me burg për shpifje. Po Belinda Balluku, që ka në dorë miliona euro dhe tendera, s’ka influencë?’

Deputeti renditi një sërë projektesh që sipas tij janë pjesë e ‘skemës së korrupsionit qeveritar’, përfshirë ‘Tigrin 1 dhe 3’, ‘rrugën Thumanë-Kashar’ dhe ‘tunelin e Llogarasë’, duke i cilësuar si ‘vjedhje ndaj popullit më të varfër të Europës’.

‘Nëse do të kishte qoftë dhe 10% drejtësi në Shqipëri, sot Belinda Balluku do të ishte me masë arresti me burg,’ - tha ai. Populli më i varfër i Europës vidhet çdo ditë nga Belinda Balluku, patjetër me urdhër të Edi Ramës.’

Në fund të deklaratës, Balliu tha se ‘mungesa e ministres në seancë tregon frikën e saj për t’u përballur me akuzat’. ‘Sot nuk erdhi në Parlament, është fshehur, në drejtim të paditur, si çdo kriminel tjetër i kapur në flagrancë. Kjo është e vërteta e kësaj qeverie, vjedhja dhe abuzimi me popullin më të varfër të Europës.’ tha deputeti Klevis Balliu për mediat.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco