Gazetari Sami Neza, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar hetimin e SPAK ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
‘Edhe sikur mos kishte dalë asgjë nga dosja, dorëheqje zv/kryeministres në detyrë do me akuzën, e bëjnë të domosdoshme largimin e saj nga, nga posti. Në fakt ajo nuk e ka bërë këtë gjë dhe më duket se ka një inkurajim për të mos e bërë këtë gjë dhe inkurajimin e ka fatkeqësisht e ka nga vetë akuza.
Akuza është për favorizim të palëve në procesin e tenderimit. Kjo është një akuzë e cila i lejon prokurorisë që edhe të mos marrë masa shtrëngimi. Në këtë rast masa sigurie, të llojit qoftë arrest në shtëpi ose detyrim për t'u paraqitur dhe kërkesat e tjera,’ tha Neza.
Ai theksoi se procesi duket i manipuluar nga ana e akuzës.
‘Për shkak të kësaj, dhe duket që procesi është trukuar që te akuza. Kemi shumë pak të dhëna në këtë rast. Po të dhënat ama kemi, të dhëna makro ku e dimë që akuzohet me këtë lloj akuze. Është zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, ministrja e Infrastrukturës, ministri e cila ka rreth 70% të buxhetit të shtetit në duart e saj,’ shtoi gazetari në SYRI TV.
Neza përmendi edhe raste të tjera të dyshimta ku është përfshirë Balluku.
‘Nuk është i vetmi rast në të cilin është përfshirë Belinda Balluku në procese të dyshimta, qoftë të tenderimit por qoftë edhe të abuzimit me paratë, por edhe të marrëveshjeve. Ne kemi dy raste të tjera të cilat janë në SPAK. Qoftë rasti i termocentraleve ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri 3’ që janë vendosur në Vlorë.
Një histori tipike korrupsioni e cila u vërtetua edhe së fundi përmes kalimit të ndërmjetësit të kësaj procedure ose të këtij procesi ose të kësaj marrëveshjeje si drejtoreshë në atë kompani. Dhe ndërkohë kemi edhe raste të tjera siç është edhe rruga, edhe rrugë të tjera siç është edhe rruga që lidh Vorën me autostradën e Laçit.’
Gazetari theksoi rëndësinë e përgjegjësisë së ministres.
‘Të gjithë, e gjithë kjo domethënë, të gjitha këto histori e bëjnë të domosdoshme pozicionimin e Ballukut në raport me përgjegjësitë që ka, në raport me publikun, në raport me qytetarët shqiptarë, për t'u vendosur në një pozicion të barabartë në raport me akuzën, ashtu siç janë pothuajse të gjithë njerëzit të cilët thirren për t'u akuzuar apo për t'u proceduar nga, nga SPAK-u. Historitë që kanë dalë deri tani janë histori që praktikisht nuk na motivojnë as ne që ne të besojmë për një proces i cili do t'i shkojë deri në fund të çështjes,’ tha ndër të tjera gjatë bisedës në SYRI TV, gazetari Sami Neza.
© SYRI.net