Për kë e la mesazhin në librin e ngushëllimeve Elisa, për ‘Skënderbeun’, apo për Fatosin?

Për kë e la mesazhin në librin e ngushëllimeve Elisa, për ‘Skënderbeun’, apo për Fatosin?

13:12, 03/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas homazheve për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, në librin e ngushëllimeve ka rënë në sy shënimi i ministres Elisa Spiropali. Mesazhi i saj, ku e përshkruan Nanon si liderin që udhëhoqi ndarjen historike të së majtës nga e shkuara komuniste dhe si njeriun që themeloi kulturën e dorëheqjes pa zhurmë, ka ngjallur diskutime mbi kujt i drejtohej në të vërtetë ky nderim – Fatos Nanos, apo simbolikisht figurës së “Skënderbeut” politik të saj, Edi Ramës, i cili njihet si njeriu që po sakrifikon shtetin për pushtetin e tij. Fatos Nano e ka thënë atë frazë, “të sakrifikojmë pushtet për të konsolidua shtetin”, në një moment kur kishte një super mazhorancë, gati si Rama sot, ose në mos më shumë dhe në vend ta përdorte shtetin në funksion të pushtetit të tij, e ndau pushtetin, ndërsa Rama ka vënë gjithë shtetin në funksion të pushtetit personal.

LEXO EDHE: ‘Lufta politike nuk duhet të kalojë limitet ‘/ Spiropali për rivalitetet në PS: Thumbi që i drejtohet Ballukut?

Nëpër korridoret e rilindjes është e dukshme distanca që po përpiqet të mbajë Elisa Spiropali nga skandalet që kanë përfshirë organizatën dhe Ramën vetë. Thuhet se ajo është e kënaqur si me rastin Veliaj po ashtu edhe me atë të Belinda Ballukut. Kujtojmë se pak ditë më parë Spiropali pranoi në një studio televizive se brenda organizatës së Rilindjes ka intriga dhe luftë të pisët mes anëtarëve të saj.

Shënimi i Spiropalit:

Lamtumirë Fatos Nano

Në mesazhin e saj në librin e Ngushëllimeve, Spiropali shkruan se lideri historik i së majtës, udhëhoqi ndarjen historike të së majtës shqiptare nga e shkuara komuniste, drejt një fryme e partie të hapur, europiane, progresiste

Nderim kryetarit që udhëhoqi ndarjen historike të së majtës shqiptare nga e shkuara komuniste, drejt një fryme e partie të hapur, europiane, progresiste.

Nderim kryeministrit që, në kohë nga më të vështirat, doli mbi veten duke sakrifikuar pushtet për të konsoliduar shtetin.

Nderim atij që iku pa zhurmë, bujë e zvarritje, duke themeluar institucionin e dorëheqjes e kalimit paqësor të pushtetit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco