Dekreti për zgjedhjet në Tiranë/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Presidencës

Dekreti për zgjedhjet në Tiranë/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Presidencës

10:42, 31/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar nëmënyrë unanime kërkesën e Presidencës për anulimin e vendimit për pezullimin e dekretit për zgjedhjet në Tiranë.

Trupa gjykuese e Kushtetueses tha se dekreti do të trajtohet në themel të çështjes.

Sipas tyre, për këtë çështje do të vendoset në fund si për çdo element tjetër të padisë.

“Çështja e juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e dekretit të Presidentit është e lidhur me themelin e mosmarrëveshjes, kërkesa juaj nuk pranohet në këtë fazë të shqyrtimit, por do trajtohet si pjesë e themelit të çështjes”, tha Holta Zaçaj.

Në nisje të seancës, përfaqësuesit ligjorë të Presidencës i kërkuan Gjykatës Kushtetuese që të shpallë moskompetencë për shqyrtimin e dekretit.

“Ne kemi kërkuar të rimerret në shqyrtim çështja e kompetencës suaj për shqyrtimin e dekretit dhe të deklaroni moskompetencë, sepse nuk mund të shqyrtoni një dekret të tillë. Po  paraqesim sërish këtë kërkesë që të shpallni moskompetencë  për shqyrtimin e dekretit… Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi, duam hapësirë për argumentet tona”, u shpreh përfaqësuesja ligjore e Presidencës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco