Ish-deputeti Lulzim Basha, ka qendruar rreth 1 orë e 30 minuta në ambientet e SPAK, ndërsa në dalje ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat.
Basha u shpreh për gazetarët se ishte thirrur si person me dijeni për një nga çështjet aktuale nën hetim.
‘Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje në hetim,’ u shpreh ai.
Basha u pyet në lidhje me arsyet, e thirrjes në SPAK, por nuk ka dhënë informacione për çfarë është pyetur.
‘Për informacionin mbi çështjen për të cilën jam thirrur, ju lus ta merrni direkt nga institucioni, pasi ligjërisht dua të respektoj sekretin hetimor. Këto ishin gjithçka që kisha për të deklaruar për këtë çështje. Për të tjerat, e di që ju ka marrë malli për konferencë për shtyp, por do të prisni edhe pak.’
© SYRI.net