Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, a do të japë Edi Rama dorëheqjen?

Siria njeh pavarësinë e Kosovës/ Berisha: Një arritje e re për shtetin kosovar

Siria njeh pavarësinë e Kosovës/ Berisha: Një arritje e re për shtetin kosovar

21:21, 29/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas lajmit se Siria ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Në një postim në rrjete sociale, Berisha e ka cilësuar këtë zhvillim si “një arritje të re të rëndësishme për shtetin e Kosovës”.

‘Një arritje e re e Kosovës! Siria njeh Kosovën.

Të dashur miq, pas takimit të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me Presidentin e Sirisë Ahmed al-Sharaa, u njoftua se Siria njeh shtetin e pavarur të Kosovës. Urime Kosovës për këtë sukses të ri!’, shkruan kreu i PD-së Sali Berisha në postimin e tij në rrjetet sociale.

Njohja nga Siria vjen pas një sërë përpjekjesh diplomatike të institucioneve të Kosovës për të zgjeruar numrin e vendeve që e njohin pavarësinë e saj.

Vendimi i Sirisë konsiderohet si një hap i rëndësishëm në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco