Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, a do të japë Edi Rama dorëheqjen?

Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

20:40, 29/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, në një postim në rrjete sociale ka përshëndetur vendimin historik të Republikës Arabe të Sirisë për njohjen e Kosovës.

Ai e ka vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm dhe shprehje të përkushtimit për marrëdhënie miqësore. Meta i ka shprehur mirënjohje Sirisë dhe urimet më të përzemërta popullit dhe institucioneve të Kosovës.

Postimi:

E përshëndes dhe vlerësoj vendimin e drejtë historik dhe shumë të rëndësishëm të Republikës Arabe të Sirisë për njohjen e Kosovës.
Mirënjohje dhe falenderim të thellë Sirisë, vend mik tradicional i kombit shqiptar dhe faktor me peshë në Lindjen e Mesme, që po dëshmon përkushtim për të ecur në rrugën e duhur.
Urimet më të përzemërta vëllazërore popullit dhe institucioneve të Kosovës për këtë njohje të re!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco