Deputeti i PD-së, Blendi Himçi, ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Selitës në Cërrik, por atje është përballur me një të papritur.
E gjithë zona ishte pa energji elektrike.
Reagimi i Blendi Himçit:
Prezantimin e kandidatit të opozitës në fshatin Selitë, njësia administrative Mollas, e kryem në terr.
Kjo është ‘Shqipëria Europiane 2030’ e Edi Ramës: një realitet ku banorët ende vuajnë mungesën e kushteve më bazike, si energjia elektrike.
Fshati Selitë mbetet një ndër më të harruarit, dëshmi e qartë e pabarazisë që po thellohet mes qendrës dhe zonave rurale.
Së bashku me ekipin e Partisë Demokratike, kërkuam mbështetje për doktor Amarildon, më 9 nëntor, si njeriun e duhur për të drejtuar Bashkinë e Cërrikut.
Njerëzit nuk kanë më nevojë për fjalë dhe premtime boshe, por për punë reale dhe premtime të mbajtura.
Për t’i kthyer Cërrikut ndriçimin e munguar dhe për të rikthyer shpresën, zgjedhja e duhur është alternativa dhe platforma e PD-së si dhe kandidati Amarildo Hoxha.
© SYRI.net