Pas diskutimeve ne konferencën e kryetarëve opozita dhe mazhoranca kanë shtyre për në date 30 tetor, çështjen e ngritjes së dy komisioneve hetimore, për aferën McGonigal dhe 11 majit. Mbledhja u shoqërua me debate pasi opozita akuzoi mazhorancën se po ndalon debatin në kuvend, me urdhër politik, duke u munduar të asgjësojë opozitën.
Syri tv
Opozita dhe mazhoranca kanë shtyre për në datë 30 tetor, vendimmarrjen per ngritjen e dy komisioneve hetimore te kërkuara nga Partia Demokratike, për veprimtarinë e ish zyrtarit të larte Charles Mcgonigal dhe lidhjeve të tij me kryeministrin Edi Rama, dhe për ndërhyrjen e institucioneve qendrore dhe vendore, në zgjedhjet e 11majit . Në përfundim të mbledhjes së konferencës së kryetareve, deputeti demokrat, Belind Këllicci deklaroi se mazhoranca ka kërkuar kohë për të paraqitur një tekst alternativ për objektin e hetimit dhe kërkesën e hartuar nga demokratet.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla deklaroi përmes një postimi në twitter se kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore duhet të bazohet në rregullat e gjithëpranuara.
Sot në konferencën e kryetarëve kam rishprehur qëndrimin&dëshirën tonë të pranojmë çdo kërkesë/instrument kontrolli parlamentar. Çdo kërkesë të bazohet në rregullat e gjithëpranuara nga ligji&vendimet e GJK, në fakte dhe grup-fakte, jo në thashetheme.
Mbledhja e konferencës së kryetareve u shoqërua me tensione, pasi opozita akuzoi mazhorancën se po ndalon debatin parlamentar me urdhër politik dhe po përjashton kreun e grupit parlamentar të Partisë demokratike, vetëm sepse kerkoi respektimin e rregullores. Deputeti demokrat Belind Këlliçi dhe kreu i grupit parlamentar të PL, Tedi Blushi akuzuan partinë socialiste se po tenton të asgjësojë opozitën në kuvend.
Edhe për kërkesën e opozitës për zhvillimin e një mocioni debati për onkologjikun, mazhoranca kërkoi më shumë kohë për tu shprehur.
© SYRI.net